Hajrie Sogojeva nga lagja “Kodra e Trimave” në Prishtinë së bashku me tetë anëtarë të familjes, jetojnë me vetëm 90 euro në muaj, të cilat i marrin për çdo muaj në emër të asistencës sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).
Kushtet e rënda ekonomike kanë bërë që jeta për familjen Sogojeva të bëhet e papërballueshme, ngase me mjetet që marrin në emër të ndihmave arrijnë të paguajnë vetëm faturat e shërbimeve publike në vend.
Kryefamiljarja po ankohet se kompanitë publike atyre po ua dërgojnë faturat paushall e që, sipas saj, janë shumë të larta dhe të papërballueshme për familjen e saj.