Phillips uron Kosovën për formimin e ushtrisë, thotë se UÇK-së iu shpagua mundi

0
446
Phillips uron Kosovën për formimin e ushtrisë, thotë se UÇK-së iu shpagua mundi

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, ka uruar për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ditën e djeshme. Ai ka thënë se sakrifica e UÇK-së u shpagua këtë ditë me formimin e ushtrisë. 

Phillips ka shtuar se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike dhe të punojnë në partneritetin për paqe të NATO-s.

“Jam duke shkruar për të uruar Kosovën për vendimin e sotëm për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Kjo është një shpërblim për të gjithë ata që sakrifikuan për kombin dhe anëtarët e UÇK-së që luftuan për ta çliruar Kosovën. Kosova është në rrugën e integrimit drejt strukturave euroatlantike. Pastaj vjen pjesëmarrja në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe pastaj anëtarësimi i plotë në Aleancë. Urime popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të saj për hapin e madh të sotëm. Urimet më të mira!” ka shkruar Phillips.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu