A dëshironi fakte të tjera për grurin e blerë në Serbi?

0
801

Devolli compani

Siq shkruan sot, Gazeta Express, dy kontrata për blerje të grurit, të lidhura në mes të Artan Devollit, blerës, dhe Dragan Raca, shitës, tregoin kjart se Compania Devolli po manipolon opinionin me blerjen e grurit. Njëra është për ‘ushqim të kafshëve’ e tjetra për ushqim të njerëzve.

Me datë 21 gusht të vitit të kaluar në Zrenjanin është lidhur një kontratë për blerje të grurit, për nevoja të kafshëve, në mes të përfaqësuesit të Kompanisë M – Sillosi (Devolli) dhe përfaqësuesit të Kompanisë serbe D.O.O Raca, Dragan Raca.

Bëhet fjalë për 3000 ton grurë, për ushqim të kafshëve. Sipas dokumenteve që posedon Express cmimi i një toni, të grurit për kafshë ishte caktuar 154 euro, që i bie 15 cent kilogrami.

Çudia më e madhe është që pas një muaji, me 25 shtator, të njëjtit përfaqësues kishin lidhur marrëveshje për grurë, ketë herë për njerëz, sepse nuk ishte përmendur askund që ishte për kafshë. Befasia është se cmimi i tonit të grurit për ushqim për njerëz ishte i njëjti sikur toni i grurit për ushqim të kafshëve.

Pra, cfarë saktësisht është duke ndodhur? Në këto dilema mund të përgjigjen vetëm organet shtetërore. Kjo nuk është edhe më tutje përgjegjësi e Gazetës Express. Por ajo që dihet është se nëse Korporata Devolli po importon grurë për ushqim të njerëzve, në emër të ushqimit të kafshëve, atëherë ata nuk i nënshtrohen taksave doganore. Ose edhe më keq, a mund të ndodhë që krejt kjo është e kurdisur?

Gruri është i dedikuar për kafshë, e në anën tjetër i njëjti po përdorët për nevoja tonat ditore. Por ajo që dihet është se nuk mund të ndodhë që cmimi i grurit për ushqimin e kafshëve dhe cmimi i grurit për ushqimin e njerëzve të jetë i njëjtë.

dok1

dok

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu