A do të kene Shqiptarët nje Pasaport ?

0
651

Lauka: Shtetësinë shqiptare e merrni, por më ngadalë

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, gjegjësisht Ambasadori Islam Lauka, përmes një komunikate për media, ka sqaruar për opinionin e gjerë të Kosovës, procedurat për marrjen e shtetësisë shqiptare.

Lauka thotë se aplikimi, sikurse edhe deri më tani, duhet të bëhet në mënyrë individuale, duke u mbështetur në kriteret ligjore, e jo në mënyrë kolektive, siç kishte vepruar Lëvizja për Bashkim, duke dorëzuar në Ambasadë një dosje me emra të personave që dëshirojnë të marrin shtetësinë e Shqipërisë.

“Më datën 05.12.2012, Ambasada priti në takim përfaqësuesit e Lëvizjes për Bashkim të Kosovës, të cilët dorëzuan një dosje me emra që, sipas tyre, dëshirojnë të marrin shtetësinë shqiptare. Me qenë se, pas këtij veprim kanë lindur disa keqkuptime, bëjmë me dije se marrja e shtetësisë, ashtu si më parë, vazhdon të mbështetet mbi kritere rigoroze ligjore dhe se ajo merret vetëm mbi bazën e kërkesës individuale dhe jo me lista kolektive”, sqaron Lauka.

Ndërkaq, sa i përket fjalës së Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në mbledhjen e qeverisë, mbajtur në Vlorë më 4 dhjetor 2012, tha se përparësi do të ketë hartimi i një ligji për shtetësinë shqiptare për çdo shqiptar që aplikon përtej Shqipërisë kudo që të ndodhet.

Ambasadori Lauka, në sqarimin e tij, rithekson se “rishikimi i ligjit mbi shtetësinë, i cili natyrisht që është i mirëpritur edhe për Ambasadën tonë, është një proces relativisht i gjatë, i cili duhet të kalojë procedurat e parapara në Kuvendin e Shqipërisë dhe se hyrja e tij në fuqi, sipas Kryeministrit, mund të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013”.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë, përfiton nga rasti për të përsëritur gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Shqipërisë për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme në ekspertizë dhe legjislacion për të përshpejtuar përfundimin e procesit të Liberalizimit të vizave midis Kosovës dhe BE-së”, thuhet në letrën e Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu