A do të shendrrohet konflikti në Siri një Lufte Etnike – fetare ?!

0
489

Është thene shpesh se lufta civile siriane rrezikon të bëhet një konflikti etnik mes myslimanëve Sunit dhe Shiitë. Por kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë sepe as opozita dhe as Regjimi i Asadit nuk jane Homogjen në kete konflikt.
Në radhët e opozitës luftoin të veteshpallur islamist radikalë, Luftëtar të Lirisë, aktivistë të të drejtave të njeriut ose intelektualë të gjithë besimeve të ndryshme. Kurse në anën e regjimit të Asadit Shiitë Alevit që përbejn 12 % të Popullsisë siriane, që përfaqëson një pakicë, por është konsideruar gjithmon nga shiitët shumicë heretike e devotshme.

Alevitet e din kur përfundon pushteti i tyre dhe kjo ndikon negativisht tek ata, të mbeshtetur me kurriz për muri ata luftoin në anen e Asadit.

Nga ana tjeter Asadi ndihmohet nga Shiitet e Iranit dhe Hisbollahu Shiit nga Libani. Pakicat e tjera si Kurdet apo të Krishteret që Asadi u ka ofruar gjithmon nje Autonomi Kulturore, luajn nje rol të vogel por të vlefshem për regjimin e Sadadit.

A do të Coptohet Siria ?

Përmbysja e regjimit të Bashar al-Assad është vetëm një çështje kohe ?! Në mesin e rebelëve qëndron nje marrëveshje: Siria do të behet një shtet islamik, konservator apo radikal kjo sdihet akoma por qdo gje varet nga Franca dhe Anglia se cilave forca rebele do tu dergoin Armet që ta përbysin Regjimin e Asadit, nese armet arrijn tek forcat Islamike, Siria rrezikon të coptohet.

Nga friga e hakmmarjes fetare, Alevitet dhe pakicat e tjera fetare mund të tërhiqen në pjesen e mesdheut, zona e Latakia dhe Tartus që esht Baza e Regjimit të tashem dhe mund te jete Vendi i nje Shteti të ri Alevit.

Irani edhe me tutje mund te furnizonte me arme aleatet e tij Hizbollahun në Liban dhe ta ruaj Interesin e vete rajonal kurse Rusia do të ishte në gjendje ta ruaj akoma Bazen e saje të vetme Ushtarake – Detare në Mesdhe.

Kush i furnizon Rebelet me Luftetar dhe Arme ?

Çdo brigadë e rebeleve Sirian ka ngritur sistemin e vet të sponsorëve me para dhe furnizuesve me arme.

Emiratet e Katarit tashmë kan paguar deri në tre miliardë euro për grupet rebele dhe jane përkrahësit më të rëndësishme të Vëllazërisë muslimane dhe grupeve të tjera islamike, Arabia Saudite aderon në forcat më të moderuara rebele.

Armët janë kontrabanduar shpesh nën mbrojtjen e ushtrisë Turke në Siri dhe biznesmenë të pasur, kryesisht nga vendet e Gjirit që financoijn brigada individuale.

Ky sistem privat klientel është e paparashikueshme për luften civile dhe një rrezik i madh në ate zone si Al-Nusra, degë e al-Kaida nga Iraku, dhe islamikët e tjere radikalë që marrin miliona Euro .

Rreth 3000 xhihadistë nga 29 vende të Evropes dhe Ballkanit luftoin në Siri, Holanda, Belgjika, Franca, Gjermania, Çeçenia, Bosna, etj.

 

Kush i furnizon trupat e Asadit me Arme ?

 

Irani është furnizuesi kryesor i armëve për regjimin e Asadit, Për dite Aeroplanët iranianë fluturojnë nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe sbarkojn në Zonat e sigurta të regjimit të aasadit, kurse Bagdadi mbyll të sytë.

Në anen tjeter zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare në Iran kanë hartuar një strategji të re ushtarake për regjimin sirian ku përfshin armatosjen dhe trajnimin e një Grupi milicesh prej 50,000 trupash.

Në Irak rekrutohen brigada vullnetare shiite, ruajnë zona të veqante dhe me rendesi në Siri por dhe dergohen në front dhe zonat e Luftës.

Nga ana tjeter Grupi Shiit Hezbollahu në Liban ka rekrutuarderi në 2000 luftëtar në anën e ushtris Siriane.

Rusia mirmban avionët dhe helikopteret luftarakë sirian dhe furnizon me pjese kembemi dhe këshillon zyrtaret e ushtris Siriane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu