A është e drejtë që aktorët e politikës të hiqen si arkitektët e kombit…??

0
544

Pa dashje të vlerësoi apo në nënvlerësoi personalitetin e ndonjë politikani të cilësdo periudhë qofshin, për hir të një realiteti do të bëjë një shkrim më shumë për lexuesin se sa një analizë të zakonshëm, me që lexuesi, apo çdo shqiptar t’i shtroi pyetje vetës dhe të niset ka një mendësi reale pa anime dhe të vlerësoi atë që duhet të vlerësuar me qëllim për të arritur në pikën kulmore për të cilën edhe ka nevojë kombi. Sipas një vështrimi analitik që i kam bërë periudhave të ndryshme, sikur është vështirë të japësh ndonjë mendim të përgjithshëm që do ta shërosh tërë një plagë që është shkaktuar nga pushtuesit e ndryshëm me ndihmën e Evropiane dhe aq më keq edhe nga ca politikat ditore të cila për interesat e saja ndërronin historinë dhe vlerën e saj. Për këtë madje edhe ata që nuk janë fare të involvuar në politikë disi kanë filluar të kompleksonet në këtë rrugë qorre të themi edhe përtej saj. Më nuk ka  njeri që mund të përkufizon një definicion mbi kulturën e një filozofie të qartë rreth figurave dhe veprimtarëve të kombit, apo atyre periudhave të lëna pas dhe të sotmes ashtu siç duhej të bëhet dhe të mbetën të paprekshme për tërë historinë e ardhshme, e jo të luhej me to si në lojë bixhozi. Ky vlerësimin dhe rivlerësim i figurave historike që bëhej nga politika ditore është një qasje e gabuar dhe lirshëm mund të themi edhe një mëkat që bëhej në dëm të gjakut të derdhur, i atyre që sakrifikuan gjithçka, madje edhe jetën për të sotmen që ne e gëzojmë të lirë, të paktën ato pjesë që kemi hequr këpucët e okupatorit, duke i rikujtuar edhe pjesët tjera që ende përballën me këto këpucë okupuese.

Për këtë gabim që udhëhiqet nga politika ditore, përgjegjësi duhet të mbaj institucioni më i lartë i kombit, siç është Akademia Shqiptare, qoftë ajo e Tiranës apo e Prishtinës, e cila për fat të keçë këto vetëm po bënë sehir dhe asgjë më shumë, apo si duket kanë rënë në kurthin e politikave ditore. Kur e them këtë kam parasysh mëdyshjet e mëdha që po i sjellë politika ditore në tërësi kombit shqiptar me pahir apo qëllimisht kjo është një ankth i rrezikshëm, madje dhe një politikë që është jashtë interesave të kombit, por që është therë në zemrën e kombit. Kjo politikë përpos asaj që ka  si qëllim përfitimin dhe karrierën shkon edhe më tutje duke përmbys çdo lëvizje dhe figurë që ka vepruar dhe ka sakrifikuar për çështjen e kombit, dhe në saje të saj të merr përsipër tërë meritën e të tjerëve dhe të përfitoi nga ai gjak dhe të shpërfaqet si ndonjë hero thua që vetëm ky “…” e ka sjellë  çlirimin e kombit dhe situatën e lirë të tanishmen. Në fakt kjo katrahurë e turbullt politike në trevat shqiptare, për fat të keqe kjo veti jo vetëm që është vë mbi vlerat e kombit, por për interesa të caktuara anashkalon dhe injoron të kaluarën e çmuar të bijve dhe bijave të kombit dhe aq më keq shkon përtej me mendësi të papërfillshme duke u bërë kiterr pas një emri që duke  ngritur atë emër të vlerësuar apo jo nga historia të përfitojnë si heronj të kohës, se gjoja edhe ne kemi qenë pas tija, jemi fotografuar me të, kemi bërë rrugëtim të përbashkët, kemi qenë nëpër  lloj-lloj restorante të botës, apo edhe jemi kontaktuar me personalitete të ndryshëm, madje edhe me papën e Venedikut, ku për hir të kombit kemi ndërruar edhe fenë.

Padashje të ngrehi këtë dukuri të shëmtuar, kjo vetvetiu shfaqet në skenën shqiptare si një hije e tmerrshme. Lind pyetja vetvetiu te çdo shqiptar;- Se çka po ndodhë me ne dhe historinë, e dëshmorët e kombit?- Kush është politika e Tiranës dhe e Prishtinës që të merret me ngritjen dhe përmbysjen e heronjve?  Ku është Akademia Shqiptare, historianët, gjurmuesit e kulturës shqiptare që nuk i qasen kësaj dukurie tepër të rrezikshme?

Duke bërë përpjekje të nderuar lexues që përmes zërit tim dhe tuajin t’i thërrasim ndërgjegjen e kombit dhe institucionet përkatëse që të merren seriozisht me ndriçimin e figurave dhe të historisë dhe me këtë temë tepër të ndërlikuar dhe aq më keq kur politika i ka përvetësuar nga vetja grupe të mëdha njerëzish të cilët janë të nënshtruar politikave të tyre dhe sikur këta janë më të zëshmit dhe janë bërë zëdhënës të tyre

Duke u munduar ta thjeshtoi qëllimin e shkrimit për çdo lexues qoftë partizan i politikës apo  i ndonjë partie politike, apo  apolitikë që së bashku ta shtjellojmë një gjendje tepër kaotike që po shfaqej në trevat shqiptare. Ta nisëm nga konkretja përshembull një farë analisti Halil Matoshi me shokët e tij, sidomos me Nexhmedin Spahiun i cili në një emision të RTK-së tha: “se Evropa më 1913, apo edhe në konferencën e Berlinit ushtritë e tyre kishin për qëllim të na ndihmonin për t’u çliruar nga okupimi Serbë”, ky mendim i këtij farë analisti është më tepër se një injorim i një realiteti historik, sepse përkundër kësaj këta ishin për copëtimin e Shqipërisë, së paku kështu na kanë treguar paraardhësit dhe  historia. Ndërsa sot ky far Halili dëshiron një shtet të ri Kosovarizëm me një gjuhë dhe kulturë tjetër jashtë asaj shqiptare, atëherë të nderuar lexues dhe populli im shqiptar a është e drejtë kjo? Gjykoni ju këtë veprim, por sipas mendimit tim derisa studiuesit e huaj gjatë hulumtimit po dëshmojnë se shqiptarët janë Pellazgë, madje edhe historia e Greqisë e cila deri më tani që është furnizuar dhe propagandua rrejshëm ka vjedhur tërë historinë Ilire, derisa po hulumtohej dhe po ndriçohet origjina jonë se Aleksandri i Madh dhe paraardhësit e tij kanë origjinë ilire dhe janë Pellazg, atëherë ne a kemi të drejtë ta ndërrojmë kombin dhe të marrim një kombësi tjetër, që kurrë nuk e kemi pas dhe sipas mendimit tim  ky emërim për ne do të jetë një turp, së paku  kështu mendoi?

Të nderuar lexues dhe besoi se edhe ju do ta ndani këtë mendim.

Mbase sot politika po  bëhet protoganiste e historisë e cila po e vlerësojnë dhe rivlerësojnë, po i përdhosin figura dhe po i riprodhojnë figura të reja, sipas dëshirës së tyre. Ta zëmë Figura e Zogut po ngritët në piedestal, kurse e Gurakuqit, Avniut, Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe shumë figurave tjera po bëhet atentati i dytë. Të nderuar lexues ne kemi mësuar, poashtu edhe gjyshërit na kanë treguar se kush ishin ideatorët e kombit. Mbase sot politika po hiqet si e zonja  dhe pa u konsultuar me institutin përkatës të vlerësimit të figurave, ata kokë më vete bashkë me partizanët e tyre kanë ngrit figura të cilat përflitet shumë rreth tyre si figura të dyshimta, si Zogut e të tjera.

Por ajo që po hetohej nga militantët e partive dhe kryesuesit e saj është që më çdo kusht të arrinin qëllimin e vet, si përshembull në Komunën e Kastriotit, shkollës “Pandeli Sotiri” iu është ndërrua emri dhe ju vu emri i liderit të një partie,(sipas gazetës ditore Express më 7 dhjetor 2012, shkruan: “…Për njëzet vjet mbajti emrin e mësuesit të parë të gjuhës shqipe. Një shkollë në Obiliq quhej “Pandeli Sotiri”. Por më ajo s’e mban këtë emër. Që nga shtatori shkolla fillore në këtë qytezë është pagëzuar me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Dhe shton  … ndërrimi i emrit të shkollës nga emri i mësuesit të parë të shkollës shqipe me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova për banorët e Obiliqit është veprim i papranueshëm, indinjues dhe kryekëput lojë me emrat e shquar të popullit shqiptar. “Është brengosëse fakti se kjo shkollë ka ruajtur për më shumë se 20 vjet emrin e simbolit të shkollës shqipe, rilindësit e kontribuuesit më të madh të hapjes së shkollës së parë shqipe, mësuesit të kombit Pandeli Sotiri. Në këtë shkollë me këtë emër janë nderuar gjenerata të tëra në qytetin tonë e që po ashtu është edhe simbol i qytetit tonë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Ku do të na çon kjo mendësi e ultë, thua çdo shkolle apo rrugë, si dhe rruga e kombit u bë me këtë emër(nuk jam kundër nëse instituti përkatës na thotë se duhet nderuar, por nëse politika na e sërvon si të domosdoshme pa e thënë fjalën e vet instituti përkatës e shohë se është më tepër politike se sa kombëtare).

Të nderuar lexues pa dashur të hy në historikun e askujt, po ju pyes se Hasan Prishtina a nuk ishte arkitekti më i madh i kombit, ku përpos pasurisë dhe mendjes intelektuale në shërbim të atdheut la edhe jetën?- Për çudi si çuditërisht ju ndërtua një përmendore në një qosh dhe ju vu emri i një institucionit të fakultetit, Kurse “arkitektit” të politikës së sotme përpos shumë rrugëve, shkollave ju la hapësirë edhe një shesh mu në qendër të Prishtinës dhe mu aty t’i bëhet edhe një Përmendore e madhe. Sa e çuditshme të nderuar lexues diku më poshtë 300-400 metra është një hero që mori bekimin e popullit, Zahir Pajaziti, dikur nga ky lider që pretendohet nga kolegët e tij të shquhej si Arkitekt, patë dënuar Zahir Pajazitin dhe shokët e tij, pat injoruar formacionet e para dhe tërë UÇK-në, ku kurrë nuk e njohu edhe pas luftës kurrë nuk ju përkul varrit të heroit, legjendës së gjallë të kombit, Adem Jasharit. Më tutje ky “arkitekt” me ca bashkudhëtarët e tij dënuan demonstratat e 81-tës dhe distancuan kolegët e vet si të papërshtatshëm ideopolitik.

Madje thuhet se ka qenë nismëtar i të gjitha proceseve. Kjo filozofi e trajtimit nga shokët e tij nuk i bën nder kombit as vet atyre, sepse në fakt s’qëndron ashtu, përshembull  demonstratat e 81-tës jo vetëm që nuk i përkrahi por ato edhe i ka dënuar, sot ende përkrahësit e tij thonë se këto ishin prodhim i Beogradi, realisht këto dolën nga pakënaqësia e popullit dhe e lëvizjeve kombëtare. Thuhet se ishte ideator i gjaqeve të pajtimit, sa e di unë dhe ju të nderuar lexues këtë e kanë filluar ish të burgosurit, studentët e që iu kanë bashkangjitur edhe ca profesor, por asnjëherë ky “arkitekt” jo. Po që se thuhet se 2 korriku është meritë e këtij “arkitekti” e keni  gabim, dihet se kush i shtyri  deputetët e asaj kohe ta marrin këtë veprim kombëtar.

Madje kemi si dëshmi një peticion drejtuar deputetëve, javë më parë të atij viti, nga LRPK-ja, ku kundër kësaj ishte vetë ky i ashtuquajtur “arkitekt” i kombit, mbase ditë më parë në fakultetin teknik u ftuan studentët që të shpallnin republikën e Kosovës me 10 pika, të këshilluar në atë kohë me A.Zh, H.Sh, R.B e të tjerë ish të burgosurit politikë të cilët para Fakultetit Filologjik e lexuan dhe u pajtuan që ne ta vemi para studentëve dhe ta thërrasim këtë tubim, por kjo kërkesën 10 pikëshe u anulua nga unionit i studentëve dhe të profesorëve dhe aty për aty u krijuan ca pika tjera ku edhe i  lexoi Bekim Lumi, domethënë se edhe kjo ishte një shtytje për deputetët e atëhershëm për ta shpallur Republikën e Kosovës.

Nëse thoni se ka qenë Arkitekt i UÇK-së (këtë e kam dëgjuar në emision të RTK-së Jusuf Buxhovin kur thoshte se Rugova ka qenë edhe arkitekt i UÇK-së), kjo shihet qartë, atëherë, nga zyret e selisë së partisë së tij… në konferencën për gazetar ditën e premte, jo vetëm që nuk e ka njohur këtë Ushtri, por  i ka quajtur me epitete të ndryshme, si nga  ato : të frustruara…  grupe të organizuara nga politika e Beogradit e shumëçka tjetër.

Po nëse thoni se ka qenë arkitekt i pavarësisë së Kosovës, për këtë nuk do të mundem të pajtohem unë dhe as ju të nderuar lexues, sepse siç dihej deklarata e pavarësisë është shkruar  thua një ditë apo pak orë par shpalljes së saj, e për këtë arkitekt ka qenë gjaku i dëshmorëve, populli, UÇK-ja dhe jo individi që pretendohet.

Po nëse mbështem në përkrahjen e politikave të huaja, qoftë cila do nga ato që e kanë përkrahur dhe ende e përkrahin politikën e “artikektit”, besoi se kjo nuk është që vlerësojnë një faktor të rëndësishëm për kombin shqiptar, por përmes saj mundohen ta zhvlerësojnë një faktorë të rëndësishëm dhe dominues për fatin e kombit, atë të UÇK-së, që të mos thuhet se luftën e fitoi UÇK-ja dhe që ka pasur luftë, por më këtë bëjnë përpjekje që ta minimizojnë me ndonjë konflikt, e për ta minimizuar këtë faktorë të rëndësishëm të kombit dhe të lirisë duhej përdorur modelin e luftës pacifiste( pa dashur të mohoja asnjë meritë dhe veprimtari të askujt).

Atëherë të nderuar lexues dhe popull mos edhe ne po bëhemi shkelës të realitetit dhe të gjakut të bijave dhe bijve që derdhen për këtë liri për hir të një uni politik që dëshirojnë të përfitojnë emër dhe duke e ngritë këtë emër, “arkitekti” i politikës, të marrin merita heroike ata që vuajnë për pushtet. Ta marrim njeriun që më plot të drejtë mundëm ta quajmë arkitekt i kombit Ukshin Hotin, deri sa “arkitekt” i politikës, injoronte me gjuhën e tij djemtë që ishin vë kundër armikut, Ukshin Hotin mbronte me dënjëtet dhe krenari burrërinë e djemve dhe vashave heroike që kishin kapur armët për ta luftuar pushtuesin, deri sa “arkitekti” i politikës shëtiste poshtë e lartë, Ukshin Hoti dergjej nëpër burgje të ish-Jugosllavisë, thjeshtë për konceptet e tija të qarta filozofiko-morale dhe ato kombëtare. Madje, derisa “arkitekti” i politikës injoronte grupet luftarake, Ukshin Hoti i mbronte ato dhe gjithnjë thoshte:- “pa luftë liria nuk vije”, deri sa “arkitekti” i politikës qante për Papoviqin, Ukshin Hoti prapë dergjej në burg, ku sipas letrës së tij dërguar motrës tregon se kush, e ka burgosur, apo shpifur për ta burgosur për këtë e dini më mirë ata të cilët kanë qenë në qelia të burgut bashkë më te.

Të nderuar lexues dhe unë si ju do të shtroja këtë pyetje, a është një gabim kjo që po ndodhë me politikën ditore ende pa e dhënë fjalën institucionet përkatëse dalin emërojnë shkolla rrugë me figura të reja dhe heqin figura nga lista e dëshmorëve të kombit, madje si të hutuar mbesim se kë ta vlerësojmë dhe kë ta zhvlerësojmë? Për këtë mendoi se duhet ta thërrasin ndërgjegjen institucionet përkatëse të kombit, si Akademitë, historianët që njëherë e për mot ta shkruajnë historinë reale pa ndikimin e politikës ditore, që kjo politikë t’i heq duart nga vlerësimi dhe rivlerësimi historik, dhe në anën tjetër të mos futet një konfuzion në mes popullit, Atëherë nëse qartësohen këto paqartësi është më letë për ne dhe historinë, kështu që të mos merremi me çdo ndërrim qeverie t’i ndërrojmë heronjtë apo figurat kombëtare, se kjo është e dhimbshme dhe fatale për një shoqëri e të paktën për një shoqëri si e jona që ka një kulturë më të hershmen thua në Evropë.

Njëherë e për mot ta kthejmë dinjitetin e plotë të një populli të lirë dhe të bashkuar me viset e saja të copëtuara egërsisht nga sllavizmi i Ballkanit e për fat të keq i ndihmuar nga Evropa e vjetër, apo siç e kanë quajtur paraardhësit tan Evropa Shtrigë.

Nëse ne dimë ta respektojmë vullnetin e popullit, kulturën e saj, atëherë të kemi kujdes ndaj një rreziku të mundshëm, sepse duke krijuar të pavlerën dhe mohuar vlerën, krijojmë një çoroditje kombëtare. E për të mos ardhur deri te kjo çoroditje, që deri më tani na ka sjellë mjaftë kokëçarje, duhet ta vlerësojmë atë që është për t’u vlerësuar, të paktën askujt të mos i mohohet merita dhe as të mos i shtohet ajo çka nuk e ka merituar.

Për fund do të shtoja at se kur është në pyetje Kombi dhe vlera e saj të gjithë për të, sepse koha ka ardhur që t’ia themi troç zëshëm Evropës dhe atyre politikave që kanë për qëllim pushtetin që të mos bëjnë sehir po të përkrah vullnetin e popullit, sepse kjo e drejtë është edhe e drejtë e vetëvendosjes së një populli sipas Konventës së Gjenevës.

Të nderuar lexues të mos ndikohemi nga politika dhe shkruesit, por thjesht ta thërrasim mendjen dhe të gjykojmë drejtë, sepse vetëm me gjykime të drejta i ndihmojmë vetës procesit të shtetit dhe bashkimit, por në asnjë rast të mos i hedhim askujt as një meritë të bërë për kombin dhe bashkimin e saj.

 

Shkruan: Mustafë Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu