Deputetët e kësaj legjislature do të kenë para vetës shumë shpejt miratimin e Ligjit për hapjen e Gjykatës Speciale. Për shkak të numrave që ka koalicioni PDK-LDK, nuk pritet të ketë ndonjë problem për kalimin e këtij ligji.
Zëvendëspresidenti SHBA’së, Jon Kerry, në urimin e tij për institucionet e reja, kishte kërkuar miratimin e menjëhershëm të Ligjit për hapjen e Gjykatës Speciale, ku do të gjykohen ish-ushtarët e UÇK’së, ndaj të cilëve do të ngritën aktakuza ndaj për krime të luftës dhe të pasluftës.
Sponsor të këtij ligji pritet të jetë Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Hajredin Kuçi.
Kryeministri i ri, Isa Mustafa, Ministri i Jashtëm, Hashim Thaci e Kryeparlamentari Kadri Veseli kanë premtuar se do të punojnë që sa më shpejt të miratohet Ligji për hapjen e Gjykatës Speciale.
Kundër këtij ligji deri më tash kanë dalë vetëm deputetët e Vetëvendosjes.