A është propozimi për stemën përpjekje për ta “fraksionuar” BDI-në?

0
747

BDI 1

Shkup, 15 dhjetorPropozimi për stemën e re, pikërisht në këtë kohë, duket të jetë më shumë një përpjekje për ta dobësuar BDI-në së brendshmi.

Duke e njohur kapacitetin demokratik të partisë së Ahmetit, lirinë e mendimit ndryshe, debatin e hapur brenda dhe jashtë partisë, garën e fortë mes pretendentëve në zgjedhjet e brendshme…dhe tipare të tjera demokratike që, sakaq, nga përparësi mund të kthehen në dobësi, VMRO-DPMNE pas gjase ka hartuar një plan.

Sigurisht, një partner shqiptar me 20 deputetë, s’ka si të mos i shkaktojë shqetësim orë e çast kryeministrit dhe partisë së tij. Shqetësim për pengesat e mundshme që mund t’i shfaqen në zbatimin e politikave plot tendenca autokratike.

Nuk ka gjë tjetër që të mund të ishte më e ndjeshme sesa çështja e stemës. Për më tepër, një stemë me luanin që, edhe pse ka shumë shekuj që është përdorur, nga familje e qytete shqiptare, të gjithë këmbëngulin se është i VMRO-DPMNE-së.

Duke qenë kështu, duke e parallogaritur mirë ndjeshmërinë që mund të shkaktojë stema, plani për ta dobësuar BDI-në është vënë në zbatim.

Një plan që ka për parim thënien bizantine: përça dhe sundo!

Ashtu siç pritej dhe mu ashtu siç kishin parallogaritur ata që propozuan stemën, në BDI ka mendime të ndryshme rreth saj.

Një nga ata që mendojnë ndryshe është zv.ministri i Mbrojtjes Arbën Llabënishti, që nuk ngurroi të fliste hapur për kundërshtimin e tij. Ka dhe të tjerë, që pa folur në publik, kanë kundërshtime edhe më të forta.

Në këto kushte, stema vjen dhe bëhet test për unitetin e BDI-së. Një test që sfidon kapacitetin e saj për të ruajtur tërësinë e saj të pacenuar për 12 vite.

A do të dëshmojë BDI se ka mjaftueshëm forcë uniteti për ta bërë të pamundur edhe këtë skenar bizantin e madje edhe primitiv për përçarjen e shqiptarëve?

Për hir të së vërtetës, BDI është i vetmi subjekt politik shqiptar që deri sot u ka rezistuar skenarëve për ndarjen dhe fraksionimin e saj. Skenarë organizuar shpesh nga VMRO dhe kryeministri Gruevski.

 

Editorial i redaksisë

ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu