A ishte caki i sulmit Xhamia e Madhe në Prishtinë?! Mësoni detaje të reja!

0
669

Gavriq Sllobodan 1

Automjeti në të cilin u gjetën 12 kilogram eksploziv, cak mund të kishte Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

“Sipas disa informatave që i kemi, cak i sulmit mund të ishte sipas të gjitha gjasave Xhamia e Madhe në Prishtinë”, ka thënë një burim i Gazetës Blic brenda instutucioneve të sigurisë në Kosovë.
Sipas këtyre burimeve, “qëllimi ishte që sot gjatë faljes së namazit eksplozivi të shpërthej në xhami, dhe kësisoj të shkaktoheshin konflikte ndërfetare”.
“Ka informacione nga më të ndryshmet se kush mund të ishte cak i sulmeve, mirëpo informatat më të besueshme janë sulmi eventual i xhamisë në mënyrë që të ketë përçarje ndërfetare, sidomos pas arrestimeve që i kishte ndërmarrë Policia e Kosovës ndaj atyre që dyshoheshin për lidhje me organizatën terroriste ISIS”, ka thënë ky burim.
Edhe ekspertë të sigurisë kanë thënë për medie se qëllimi i këtij sulmi ka qenë konflikti ndërfetar.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, në një intervistë të shkurtër në RTK ka thënë se Kosova do të paraqitej si një vend i cili nuk është në gjendje të ofrojë siguri. Ndërsa, në planin e brendshëm, “në Kosovë do të mund të hapej konflikti ndërfetar”.
Gjithnjë sipas këtij burimi, ekspolizivi ishte në “gatishmëri” për të shpërthyer. Ky burim brenda institucioneve të sigursë ka bërë të ditur për Gazetën Blic se ekplozivi ishte i montuar dhe mund të dirigjohej me telekomandë nga një largësi e caktuar.
“Edhe në momentin kur e ka ndalë policia automjetin, i cili ka qenë “nën përcjellje” të policisë, mjeti ekpoliziv ka qenë i përgatitur për shpërthim”, ka thënë ky burim.
Sipas këtij burimi, shqetësuese është moskontrollimi i kufirit me Serbinë, ku në çdo moment mund të hyjnë automjete të tilla, me eksploziv shkatërrues.
Ndërkohë, Top Chanel ka raportuar se cak i sulmit ka qenë kryeministri i shtetit shqiptar, Edi Rama, i cili sot ka zhvilluar një vizitë në Kosovë.
Mirëpo, nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje, pos që kanë konfirmuar kanë zotëruar informacion inteligjent lidhur me veturën e dyshuar dhe mundësinë e qarkullimit të sajë drejt Prishtinës.
mësohet se makina e ndaluar në Prishtinë kishte ardhur nga Serbia në Kosovë përmes veriut të Mitrovicës. Prokuroria Speciale e Kosovës urdhëruar ndalimin policor për 48 orë ndaj personit S.G për shkak të dyshimit se ky person ka kryer veprën penale:
“Përgatitja e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, mediet raportuan dje se beogradasi i arrestuar me 12 kilogramë eksplozivë në Prishtinë, sipas organeve të sigurisë, kishte në plan të sulmonte Katedralen në Prishtinë, pikërisht gjatë festës së Krishtlindjes.

Eksplozivi 3

Eksplozivi 1

Eksplozivi 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu