A je mirë Kryeministër?

0
666

Isa i zi

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka tejkaluar çdo kufij në komunikimin në Facebook. Të hënën u tha budallenj gazetarëve kur shkruan për tenderin që ia dha djalit të tij. Ndërkohë, që sot ka bërë një postim të çuditshëm në profilin e tij ku përdor fjalët gomar, “Zajednicën” dhe djemtë e tij.

Sido që të jetë pjesën tjetër të postimin duket se dikush e ka të vështirë ta kuptojë përvec Mustafës. Por, duket se gjithçka ka të bëjë me Visar Imerin i cili i tha sot dinak dhe i poshtër Mustafës.

Zëdhënësi Arban Abrashi ka thënë se postimi është i Isa Mustafës dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim të llogarisë së Facebook’ut të Kryeministrit.

Ja çfarë ka shkruar Mustafa.

“A e di kush, cka ka ky gomari i Zajednices me djemt e mij??? Te drejtohet kah une Ukshi se e ka humbur rrugen”

isa ne facebook

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu