A ka Aleancë (të fshehur) mes Albinit e Ramushit? Washingtoni e Londra duan ta dijnë!

0
633

Albini-dhe-Ramushi

Lajmi mbase më interesant i ditës ishte që liderit të AAK-së Ramush Haradinajt sot demonstrativisht i shkuan në zyrë përfaqësuesit e SHBA-ve dhe Britanisë në Kosovë. Derisa as Jacobson e as Cliff nuk folën për këtë vizitë në të njejtën kohë Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita e ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe atij britanik Ian Cliff, ka pasur karakter konsultativ. Ai tha se takimi ishte konsultim i vazhdueshëm dhe se është shprehur shqetësimi për dhunën që ka ndodhur në protestën e djeshme.

“Është një dhunë që i ka shqetësuar njerëzit. Kjo dhunë veç sa i shtohet shqetësimeve që i kanë qytetarët dhe kërkesave legjitime që i kanë qytetarët”, ka thënë Haradinaj për televizionin publik. “Pra ne në parim jemi kundër dhunës, nuk përkrahim dhunë, nuk përkrahim akte të dhunshme nga askush në Kosovës, por nuk heqim dorë nga kërkesat e drejta të qytetarëve si e drejtë e jona dhe do të vazhdojmë me protesta”, ka shtuar më pas ai.

Mediat kanë raportuar për një takim mes krerëve të opozitës për vazhdimin e organizimit të protestave.

Ky edhe ka qenë shkaku pse sot në zyrën e Haradinajt në mënyrë demonstrative kanë qëndruar Ambasadorja e SHBA-ve Jacobson dhe ai i Britanisë së Madhe Cliff.

Gazeta Blic merr vesh që perëndimorët kanë frikë që aleanca mes Kurtit e Haradinajt- përkundër krejt ndasive që këta të dy kanë patur dhe vazhdojnë t’i kenë ka shqetësuar tej mase fuqitë perëndimore të cilat duket që kanë vendosur të bëjnë presion sidomos mbi Haradinajn që të heq dorë nga ky opcion. Nëse kjo do të arrihet ende nuk dihet pasi që Haradinaj vazhdon ta sheh veten të tradhtuar si nga Mustafa i LDK-së ashtu edhe Hashim Thaqi dhe shtetet perëndimore të cilat nuk e përkrahën kur ishte në Bllokun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu