A ka dallavere edhe me njehsorët e ujit ?

0
997

Oret e ujit

Nuk janë vetëm njehsorët e energjisë të cilët janë me defekte. Kësaj liste mund t’i shtohen edhe ujëmatësit. Të paktën kështu pretendon nënkryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Financave Publike, Ali Sadriu.

Sadriu ishte ndër të parët kishte ngritur dyshimet edhe për njehsorët e energjisë, e që rezultuan të jenë të sakta, raporton KTV.

Ai thotë se kanë dyshime të bazuara se edhe me ujëmatësit po bëhen dallavere dhe kështu u ka bërë thirrje publike institucioneve përgjegjëse që të hetojnë ujëmatësit.

Thirrje gjithashtu ka bërë edhe anëtari tjetër i komisionit nga AAK-ja, Bali Muharremaj. Ai thotë se nuk duhet të lejohet edhe më tutje të mashtrohen qytetarët.

Ndërkohë zëdhënësja e ujësjellësit regjional të Prishtinës, Arjeta Mjeku, ka hedhur poshtë mundësinë e dallavere me ujëmatës, duke thënë se për komunat që i furnizon ujësjellësi i Prishtinës nuk ka deri tash ankesa nga qytetarët, transmeton Koha.net.

Pas skandalit me njehsorët elektrikë, me vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, i është marrë licenca një tipi të njehsorit elektrik të kompanisë “Kohler” për shkak të matjeve jo të sakta të shpenzimit të energjisë elektrike në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu