A ka dhuna gjini dhe a dhunohet gjinia?!

0
608

Kur dita “kundër dhunës në familje” shndërrohet në ditë #vetëm “kundër dhunës ndaj gruas”

Shkruan : Prof. Dr. Qufli Osmani

Njeriu është i predestinuar të mbajë në kujtesë lëndimet, ofendimet, nënçmimet, përbuzjet … që të tjerët #iakanë shkaktuar, por jo edhe lëndimet, ofendimet, nënçmimet, përbuzjet … #qëuaka shkaktuar të tjerëve; Kujton kur ka qenë i dhunuar por jo edhe kur ka qenë dhunues. Nëse secili prej nesh do të konstatojë se ka qenë viktimë e dhunës atëherë rezulton se nuk ka person “jo të dhunuar” dhe se në ndonjë dhunë kemi qenë vetë skenaristë dhe aktorë me rolin kryesorë.
Në ditën “kundër dhunës në familje” u apostrofuan vetëm “gratë” si të vetmet viktima nga “kjo e keqe” por jo edhe fëmijët, të moshuarit, burrat, djemtë, vajzat, nuset, vjehrrat, jetimët dhe të gjithë ata të cilët përbëjnë në një farë mënyre “familjen”. Polarizimet që ndërtohen mbi bazën e paragjykimeve të stereotipizuara, mbi bazën e përkatësisë gjinore dhe forcës, jo vetëm që janë diskriminuese, por – janë edhe “denigruese dhe promotorë të dhunës”.-

Të gjithë ne duhet të rreshtohemi kundër çdo forme të #dhunës dhe aktorit të dhunës pa marrë parasysh përkatësinë gjinore, etnike, racore, fetare, arsimore të “dhunuesit” ose të “viktimës”.

Njëkohësish, jam kundër çdo lloj përvetësimi gjinor të rolit të “viktimës”, gjinocentrizmit viktimizues, si dhe të apostrofimit të vetëm një aspekti të dhunës – vetëm të asaj fizike (duke e anashkaluar psikiken, emocionalen, socialen…). Nëse kemi denoncime të dhunës vetëm nga ana e “grave” kjo nuk nënkupton se vetëm gratë dhunohen. Çështja është se si të inkurajohen të gjitha viktimat e dhunës, pa përjashtim (gjinor, etnik, fetar, arsimor): fëmijët, adoleshentët, vajzat, burrat etj. me qëllim që të marrin guximin dhe të denoncojnë ushtrimin e të njëjtës.

 “Vras” mendjen si emërtohet dukuria kur një grua dhunon një grua tjetër (p.sh dhunën psikike ose fizike ndaj vajzave, vjehrra ndaj nuses dhe anasjelltas?!).

Kuptova se si emërtohet kur një burrë dhunon gruan por nuk e di se si emërtohet fenomeni kur një burrë dhunon një burrë tjetër (të themi vëllanë për çështje pronësore, djalin i cili shfaq sjellje devijante?!).

Mos vallë Ligji kundër dhunës në familje përjashton kategoritë në fjalë?! -Si i tillë, ligji kundër dhunës në familje nuk është “përjashtues” “ose veçues”, si i tillë ai është gjithëpërfshirës (përfshin të gjitha format e dhunës: fizike, psikike, emocionale …) dhe ndëshkon të gjithë aktorët e dhunës, pa përjashtim.

Organizatat e ndryshme, ato jo qeveritare, institucionet arsimore dhe të ngjashme duhet të jenë më të kujdesshme në promovimin e vlerave, luftën kundër dhunës … sepse duke apostrofuar vetëm njërën prej formave të dhunës dhe vetëm njërin aktorë, mos vallë kampanjën kundër paragjykimit e shndërrojnë në kampanjë për promovimin e paragjykimeve dhe stereotipeve; nga kampanjë për sensibilizimin e shoqërisë kundër dhunës ndaj grave në kampanjë për indoktrinimin e femrës dhe nxitjen e urrejtjes ndërgjinore. Mjetet e informimit në emër të fjalës së lirë dhe informimit objektiv të opinionit në mënyrë të paanshme duhet të promovojnë vlera dhe jo stereotipizime gjinore.

Në ditën kundër dhunës ndaj familjes, disa “gra” e proklamuan veten (të cilën e përshëndes) si avokate, si zëri i “grave të dhunuara”, shpejtuan të marrin rolin e “super girlss” për të mbrojtur viktimat nga “supermeni”, duke harruar të jenë edhe zëri i viktimave nga “supergirls-at”. Shumica e këtyre “supergirls-ave” u cilësuan po nga ato gra, studente, vjehrra; se kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë dhunë (në markete, në kolegjiume a këshille mësimore e prindërore, nëpër ligjërata e provime, ndaj mikeshave e kolegeve, vjehrrave a nuseve, fëmijëve e të rriturve, dhe ngjashëm.)
Një duartrokitje frenetike për të gjithë ata “gra” të cilat asnjëherë në jetë, (ama kurrë):
– nuk kanë bërtitur, rrahur apo keqtrajtuar fëmijët e tyre apo fëmijët e tjerëve;
– nuk kanë ushtruar dhunë qoftë verbale apo fizike ndaj grave tjera: vjehrrës, kunatës, nënës, motrës, familjareve;
– nuk kanë ushtruar dhunë #ndajvetes duke e torturuar veten (stres, ankth, paragjykime të panevojshme) dhe keqtrajtuar veten me dieta, për shkak të mospërmbushjes së aspiratave, të vetëaktualizimit;
– të cilët lejojnë lojën e lirë të fëmijëve, pa kufizime;

A ka dhuna gjini dhe a dhunohet gjinia?!

Një duartrokitje frenetike për të gjithë ata “meshkuj” të cilët asnjëherë (ama kurrë), në jetë:
– nuk kanë bërtitur, rrahur ose keqtrajtuar djemtë e tyre për cilëndo arsye;
– kontekstin (me vëllezërit, familjarët) rreth pronës e kanë zgjedhur me dhunë…
Nuk ka asnjë profil të vetëm gjithëpërfshirës i cili do të përfshinte të gjithë “dhunuesit”, sikurse nuk ekziston asnjë rrugë e cila i çon individët në rrugën drejt “terrorizimit dhunues”.
Duke apostrofuar vetëm një segment të dhunës, vetëm të një anë të medaljes, e rëndësishme është të mos të bëhemi promotorë të “dhunës”. Emëruesi i përbashkët është radikalizmi i viktimizimit, ndërsa vektorët janë ushtrim dhune.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu