A ka shpëtim AKR-ja e Pacollit? Edhe Fadil Ismajli shkon nga kjo parti!

0
868

Fadil Ismaili

Ish Ministri i Zhvillimit Ekonomik, dhe nënkryetari i AKR-së, Fadil Ismajli ka dhënë dorëhqje nga AKR-ja.

Ismajli në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se arsyet e dorëheqjes së tij nga kjo parti, janë personale.

“Unë për arsye personale edhe me bisedë me Presidentin e partisë, tërhiqem nga të gjitha funksionet në mënyrë që ti përkushtohem sfidave profesioanle, por do të mbetem simpatizant dhe përkraheës i AKR-së, mbi bazën e programit në të vet kam qenë pjesë”, ka thënë Ismajli për Indeksonline.

Ai ka shtuar se shpreson që AKR-ja të gjejë forcën për të realizuar programin e saj ekonmik.

“AKR-ja i duhet Kosovës dhe politikës pasiqë ka pasur një program të qartë zhvillimor ekonomik. Shpresoj fort që AKR-ja ti mbledh forcat dhe të jetë jo vetëm një opozitë konstruktive, por që të arrijnë edhe mbi bazën e ndodhive të fundit, të forcoj profilin e vet të cilin qytetarët do ta besojnë si një rrugë drejt hapjes së përspektivave zhvillimore”, ka thënë Ismajli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu