A po aludon Isa Mustafa në Hashim Thaçit për punën e Tribunalit ?

0
574

Isa dhe Hasha

Askush në skenën politike nuk po guxon as të aludojë se me cilët emra të përveçëm do të mund të merret Gjykata Speciale. Por, Kryeministri Isa Mustafa dje tha se Gjykata do të trajtojë rastet me të cilat merret raporti i Dick Martyt. Siç dihet Marty në raportin e tij i bën përgjegjës pikërisht ish- krerët e UÇK’së përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn, Shaip Mujën.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dje duke komentuar për Gjykatën Speciale tha se nuk është në dijeni se a do të gjykohen ata persona, por në përgjigjen e tij la të kuptohet se në këtë gjykatë do të trajtohen vetëm ato raste të cilat kanë qenë pjesë e raportit të Dick Martyt.

Pasi Kuvendi i Kosovës të miratojë Gjykatën, dhe pasi Holanda të pranojë të jetë “nikoqire” e gjykimeve, pritet të kryhen edhe arrestimet e të dyshuarve për krimet e supozuara.

Mustafa më tej kishte thënë se në raportin e senatorit zviceran nuk përmenden fare rastet e dhunës seksuale e as krimet që forcat e policisë dhe ushtrisë serbe kanë kryer ndaj civilëve shqiptarë, por vetëm krimet e supozuara nga pjesëtarët e UÇK-së.

“Ajo që parashihet është të trajtohen të gjitha rastet e vitit 98, 99 dhe 2000. Do të thotë çdo veprim i dhunës, ose vepër e rëndë e cila është kryer gjatë këtyre viteve dhe që ka qenë pjesë e raportit të Dick Marty-t, do të trajtohet. A është dhuna seksuale aty apo nuk është, unë nuk mund të them, sepse asnjëri prej nesh nuk e dimë as cilat janë rastet, as cilët janë personat. Kjo çështje ka mbet në ato të cilat i ka udhëheq prokurori Wiliamson dhe do të thotë nuk jepet për publik, dhe ne nuk na ka njoftuar askush si qeveri”, tha ai.

Por nga Informatat që Redaksia kishte mbledhur nga njerz te afert te PDK-së kur nisi filli i gjith kesaj Historie të Gjykates Speciale, dihej që Brukseli ne ate kohe kishte bere nje marrveshje me Hashim Thaçin, ne at kohe Kryminister i Kosovës që disa nga bashkpuntoret e ngusht te ish Kryminsitrit do kursehen nga Gjykata Speciale, të vetmit qe rrezikoin te perfshihen ne akuzat e Gjykates Speciale, jane Azem Syla dhe Shaip Mujaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu