A po e përkrah BDI-a Gruevskin, për shkak të aferës “Telekom” ?!

0
777

bdi

Gazetari kontrovers maqedonas, Zoran Bozhinovski shkruan se prokurori publik Marko Zvrlevski nën presion të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov ka përgatitur “hetim të kanalizuar lidhur me aferën “Telekom” e cila do të përfshinte vetëm “Musa Xhaferin dhe ish kryeministrin Vllado Buçkovski”. Siç shkruan Bozhinovski, Gruevski madje ka gjetur formë që me këtë rast ta “lidhë” edhe Ali Ahmetin dhe ta mbajë nën kontroll, duke e shantazhuar që të mos e lëshojë koalicionin qeveritar.

“Këtë jemi duke e përcjellë live javët e fundit, derisa po negociohet intensivisht në Shkup, Strasburg dhe Bruksel. Përndryshe Ali Ahmeti i heshtur, papritmas është tepër nervoz dhe e kërcënon Zoran Zaevin në forma të ndryshme, duke aktruar faktorin në negociata. Në fakt ai është i frikësuar deri në qiell”, ka shkruar Bozhinovski.

Sipas tij, problemi kryesor është Musa Xhaferi, për të cilin “tashmë është përgatitur padia penale dhe burgu disavjeçar për mito në vlerë prej 5.5 milionë eurove”. Bozhinovski shkruan se Xhaferi veçmë  ka qenë i ftuar në bisedë informative nga ana e prokurorisë. “Pas kësaj Musa Xhaferi i tërbuar ka shkaktuar kaos në selinë e BDI-së dhe ka kërcënuar Ahmetin se nëse ngritet padi ndaj tij, me vete do ta marrë edhe Ahmetin të cilit 5.5 milionë eurot të marra si mito nga hungarezët ia ka sjellë në tavolinë në selinë e BDI-së, si donacion për partinë”, shkruan Bozhinovski. Sipas tij, nuk është e ditur se për çfarë qëllimesh janë harxhuar këto mjete, sepse një pjesë e mirë e udhëheqësisë së BDI-së nuk kanë pasur “lidhje” për këtë punë, deri sa Xhaferi nuk ka folur para tyre.

“Ky është burimi kryesor i problemeve në BDI dhe katalizatori kryesor që i përshpejton proceset në radhët e kësaj partie, kryesisht në drejtim që Gruevski sa më gjatë të mbetet në pushtet si kryeministër dhe BDI bashkë me të në ekzekutiv, sepse fuqimisht besojnë se duke blerë kohë do të arrijnë të gjejnë ndonjë zgjidhje për këtë problem nga SHBA-të. Humbja e pushtetit, qind për qind i dërgon të gjithë në ballafaqim me rastin ‘Korrupsioni në Telekom’, për të cilin amerikanët insistojnë me vite të tëra. Mbetja në pushtet u krijon përshtypje të rrejshme se kanë shpëtuar, por në fakt e dinë se herët ose vonë do të përballen me skandalin”, vazhdon Bozhinovski.

Si poashtu shkruan se hetime janë përgatitur edhe kundër ish kryeministrit Vllado Buçkovski, i cili është “shpërblyer” nga drejtorët e Magjar Telekom-it me 5.5 milionë euro, mirëpo paratë nuk I ka dërguar në LSDM-së, por se i ka transferuar drejtpërdrejtë në Greqi, ku I ka deponuar në një bankë të atjeshme.

Tekstet e gazetarit Bozhinovski jo çdo herë merren seriozisht në opinion, mirëpo disa bomba të publikuara nga opozita kanë konfirmuar shumë tekste të tij të mëhershme, të cilat në kohën kur ishin shkruar për opinionin dukeshin si “fantastikë shkencore”.

Detaje tjera për aferën “Telekom” nga këndvështrimi i gazetarit Bozhinovski, mund të gjeni në linkun e mëposhtëm, në tekst që është në gjuhën maqedonase:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu