A po involvohet përfaqësuesi i BE’së në zgjidhjen e ngërçit politik?

0
831

Zhbogar

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka qenë mysafir i presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, vetëm pak minuta pasi kjo e fundit priti në takim liderët e partive politike në vend.

Derisa, lideri i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, doli nga takimi me presidenten dhe po jepte deklaratë për media, Zbogar u pa tek hynte në kabinetin e presidentes Jahjaga.

Nuk dihet se me çka kishte të bënte kjo vizitë, por ajo po realizohet në kohën kur në Kosovë po vazhdon ngërçi politik, meqë nuk po arrihet të formohen institucionet e vendit, edhe gati pas katër muajve të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Ndonëse, zyrtarët ndërkombëtarë kanë theksuar se nuk do të ndërhyjnë në këtë proces, vizitat e tilla, e dëshmojnë të kundërtën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu