A po ndahen Bjeshkët e Nemuna nga Mali i Zi? (Foto)

0
2149

Bjeshket e Nemuna

Kosova dhe Mali i Zi nuk po arrijnë që të merren vesh për demarkacionin kufitar. Mali i Zi ka hyrë në territorin e Kosovës, deri në 8 kilometra por banorët nuk po e pranojnë vendosjen e kësaj vije kufitare.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, thonë se punët rreth shënimit të kufirit ndërmjet Republikës se Kosovës dhe shtetit të Malit të Zi, janë në përfundim e sipër.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar së fundmi se Komisioni Kosovar Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, ka përfunduar punët, por sipas tij, janë edhe disa çështje që kanë mbetur për t’u sqaruar me Komunën e Pejës dhe banorët e atyre viseve ku do të shënohet vija kufitare me Malin e Zi.

“Kufiri është i qartë, vetëm se duhet të sqarohet me qytetarët në mënyrë që të mos ketë ankesa dhe ata t’i pranojnë argumentet të cilat atyre u ofrohen”, tha Mustafa.

1

Rreth shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, për disa kilometra kontestuese, ka pasur reagime dhe pakënaqësi nga pronaret e atyre tokave ku do të përcaktohet vija e përhershme kufitare.

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, tha për Indeksonline se procesi për shënimin e vijës kufitare është duke shkuar pa problem.

“Komisioni shtetëror ka mbledhur gjithë dokumentacionin relevant dhe e ka prezantuar. Komisioni është duke përfunduar punët profesionale” , ka shpjeguar Meha

2

Por ajo që më së shumti i shqetëson banorët e bjeshkëve të Rugovës është mosdefinimi i tokave mes Kosovës dhe Malit të Zi

Mal Haxhija është njëri ndër banorët e rrallë asaj ane. Ai është 85 vjeç. Sipas tij demarkacioni i kufirit ka dështuar. Së paku për pjesën e brezit kufitar përgjatë territorit të Komunës së Pejës, Mali i Zi ka hyrë brenda territorit të Kosovës në më shumë se shtatë kilometra.

Mala tregon se rreth 40 hektarë të familjes së tij kanë mbetur jashtë kufirit të Kosovës. Kjo ngase sipas tij rreth 7 kilometra të territorit të Kosovës i ka marrë Mali i Zi si pasojë e demarkacionit.

“Ka hyrë në Kosovë rreth 7 kilometra. Përpara ne e kemi pas tokën për Vraqjevë, te ‘Kulla e Mbretit’. Unë i kam 40 hektarë atje që më kanë mbetur jashtë kufirit”, tregon ai

Sipas tij ishte viti 1932 kur ajo pjesë filloi të merrej nga Mali i Zi.

“ Deri në Luftën e Dytë Botërore gjithmonë ka qenë e jona, prej asaj kohe po thonë që jo . Tapitë të gjitha na janë djegë në luftën e fundit. Por malazezët më 1932 kanë filluar të hyjnë në territorin tonë”, rrëfen ai.

3

Ndërkaq përfundimin e çështjes së shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ekanë kërkuar edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovës.

Ky vend në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Kosovës. I gjithë regjioni është i rrethuar nga maja të larta të maleve. I pasur me lumenj dhe livadhe të djegura nga dielli, Rugova është një nga vendet më piktoreske të regjionit. Era e tetorit sjell freskinë fushave. Delet me kokë në barin e gjatë, hingëllimat e kuajve, breshkat duke marrë rreze mbi gurë, janë meloditë më karakteristike të kësaj ane.

Sipas hartës, Mali i Zi ka marrë hapësirat e Kosovës prej vendeve si Duboviku, Shtedimi, Qafa e Murgashit, Livadhet e Bukura e kanë rënë te Neqinati në Kuqishtë dhe kanë hyrë deri te Roshkodoli duke marrë edhe pjesën e Jelenkut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu