Kohëve të fundit krerët institucional kanë dhënë disa deklarata të çuditshme.
Kadri Veseli e Hashim Thaçi kanë filluar ta lidhin Veriun me Krimenë, shkruan Periskopi.
Para pak ditësh kryeparlamentari Kadri Veseli, deklaroi se ajo që po ndodh sot në Veriun e Kosovës kujton operacionet në Gadishullin e Krimesë, para se ajo u aneksua nga Rusia.
E deklarata të ngjajshme ka bërë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Ai në një intervistë për DW, ka thënë se Serbia është duke e përdorur modelin rus në Ukrainë.
Krimea i kaloi Ukrainës nga Rusia nën regjimin e Bashkimit Sovietik në vitin 1954 dhe shumica e popullsisë së saj është me etni ruse. Gadishulli u mor nën kontroll nga forcat pro-ruse nga fundi i shkurtit, pasi presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Yanukovych u rrëzua nga pushteti pas një zinxhiri protestash dhe u detyrua të braktiste vendin.
Serbia ka ndërmarrë një varg veprimesh në veriun e Mitrovicës.
Përveç strutkurave paralele serbe që Qeveria e Kosovës nuk ka arritur kurrë t’i shuajë, shteti serb së fundi ndërtoi edhe një murë ndarës në urën e lumit Ibër, për të cilin qeveritarët tanë reaguan ashpër, por ende nuk ka ndonjë veprim konkret për rrëzimin e tij.
Serbia nuk u ndal me kaq. Trenin që e kishte dhuratë nga Rusia, që kishte simbole nacionaliste e në të cilin shkruante “Kosova është Serbi”, tentoi ta fuste ilegalisht në Kosovë.
Këto veprime të Serbisë, nga Qeveria, Presidenti e të gjithë akterët politikë dhe jo vetëm, u quajtën provokime e kërcënime ndaj shtetit të Kosovës. Qeveria dërgoi forcat policore për ta ndalur trenin. Ai u ndal në Rashkë dhe nuk vazhdoi më tutje, për shkak se, sipas qeverisë serbe, nuk duan që të ketë gjakderdhje.