A po pergadit Policia e Kosovës, „Skenarin e Sali Berishes 21 janari ?!

0
693

Protestat 1

Sali Berisha kishte vendosur që Protestat e Opozites, që sot njihen Protestat e pergjakshme të 21 Janarit ku u vrane 4 Protestues dhe u plagosen dhjetra te tjere, ti paraqes të dhunshme në Opinion që ta justifikonte dhunen që do perdorte ne ato protesta për ta mbajtur dhe me tutje Pushtetin sepse Populli në Shqiperi kishin vendosur ta denoin Sali Berishen për gjendjen mizerabel që ksihte kapluar Shoqërin Shqiptare.

Skenarin, Berisha e kishte pergaditur me njerzit e tij me te ngusht në qeverin e tij dhe me Policin e Shtetit, „Sherbimi Informative i Shtetitë“ SHISH-i, kishin hapur dezinformata se Opozita ka sjell nga Anglia Armen e famshme „çadrat arme“ apo „Stilolapsat arme“ dhe nen kete maske, urdheroi Garden Kombetare të vras Shtetasit Shqiptare në turmen që ishin mbledhur në Bulevardin e Kombit dhe Sheshin Skenderbe.

Ja dhe Komunikata e Polcise së Kosovës

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë me dije se “bazuar në informacionet policore dhe vlerësimet e bëra të protestave të mëhershme, protesta e së mërkurës pritet të jetë e dhunshme, ku në mesin e protestuesve mund të ketë edhe persona të armatosur, të cilët kanë për qëllim destabilizimin e situatës dhe shkaktimin e incidenteve, qoftë ndaj zyrtarëve policorë apo edhe ndaj vetë protestuesve”.

E në protestat e kaluara, sidomos ajo e 27 janarit, e cila ishte paralajmërua si protestë paqësore nga organizatorët, u përdorën edhe mjete të rrezikshme vdekjeprurëse dhe koktej molotovi.

Bilanci i saj ishin 72 policë të lënduar, 160 protestues të arrestuar dhe më shumë se një milionë euro dëme materiale në prona private dhe publike.

Nga analistët u tha se protestat paqësore nuk grumbullojnë njerëz dhe organizatorët gjithnjë mundohen ta mbajnë gjendjen e tensionuar, sepse tensionimi rrit entuziazmin e masës dhe i nxit për pjesëmarrje edhe herëve të tjera. E këtë herë përsëri po paralajmërohet protestë paqësore, por organet e sigurisë janë duke u përgatitur që të përballën me një protestë edhe më të dhunshme, se ato të kaluarat.

Ndërkaq burime brenda policisë së Kosovës, thonë për Portalin se kanë informata që organizatorët do të përdorin mjete edhe më të rrezikshme në protestën e së mërkurës.

“Kemi informacione, që janë duke përgatitur edhe toptha me barut brenda dhe qese të mbushura me benzinë, me të cilat planifikojnë ta sulmojnë policinë. Këto janë metoda anarkiste dhe vështirësojnë reagimin e policisë, sidomos me gazlotësjellës”, thonë burime brenda policisë së Kosovës për Indeksonline.

Edhe protesta e kaluar, sipas këtij burimi, ishte paralajmëruar të jetë paqësore, por protestuesit kishin më vete edhe koktej molotovi, prandaj deklaratat e organizatorëve i shohin vetëm si deklarata politike. “Gjithçka tjetër mund të presim prej tyre, përveç veprime paqësore jo. Të gjitha protestat e Vetëvendosjes kanë qenë të dhunshme, por kjo e së mërkurës presim të jetë edhe më e dhunshme”, thotë ky burim, pa dashur të identifikohet për publikun.

Indeksonline mëson se partitë opozitare, që janë organizatore të protestës janë duke punuar shumë edhe në bastionet e tyre për mobilizimin e anëtarësisë për pjesëmarrje sa më të madhe në protestë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu