A zhantazhon apo paralajmëroi Isa Mustafa fundin e Bllokut më 12 shtator? (Video)

0
742

Isa

Pas takimit të liderëve të bllokut LAN, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është pyetur nga gazetarët nëse Isa Mustafa nuk do të zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës, a do të prishet projekti i Bllokut. Isa Mustafa është përgjigjur: “Gjithsesi”

“Gjithsesi, sepse ne projektin tonë e kemi projekt të përbashkët dhe ne s’kemi menduar dhe as s’mendojmë në asnjë rast të bëjmë një lëshim për lëshime tjera, sepse lëshime tjera nuk ka”, ka thënë Mustafa.

Ja çfarë raportoi më herët gjatë ditës Indeksonline:

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket seancës së 17 korrikut, zhvlerësimit të zgjedhjes së Isa Mustafës kryeparlamentar dhe përcaktimit se kujt i takon propozimi i kandidaturës për kryetar të Kuvendit, brenda partisë më të madhe opozitare, LDK, janë shfaqur mendime të ndryshme sa i përket ridizajnimit të marrëveshjes me AAK-në dhe Nisma-n.

Një burim i besueshëm i Indeksonline brenda kësaj partie, ka thënë se LDK-ja si partia më e madhe opozitare me 30 deputetë është në pozicion të vështirë në raport me strukturat e veta, pasi është e pakuptueshme të jetë pjesë e një marrëveshje politike pa asnjë pozicion udhëheqës në hierarkinë shtetërore.

“Për strukturën e LDK-së ka qenë shumë e vështirë të sakrifikojë duke marrë në udhëheqje Kuvendin, kur dihen kompetencat e parëndësishme të kryetarit, ndërsa tani kur edhe kjo pozitë është e pamundur të arrihet, është e paakceptueshme se si të ecet përpara. Në mbledhjen e kryesisë ne do të diskutojmë edhe për mundësinë që kryetari Mustafa të obligohet ta ridizajnojë marrëveshjen me AAK-në dhe Nisma-n, kurse LDK-së tani t’i jepet posti i kryeministrit, pasi jemi partia më e madhe me 30 deputetë. Përndryshe, strukturat e LDK-së do të jenë shumë të pakënaqur me secilën zgjidhje ndryshe”, ka thënë ky burim.

Po ashtu, brenda LDK-së ka zëra që, pas vendimit të Kushtetueses, ta rishikojë edhe mundësinë e koalicionit me PDK-në, në rast se AAK-ja dhe Nisma nuk pranojnë që Isa Mustafa ta udhëheqë Qeverinë.

“Në rast se kjo nuk ndodh dhe blloku është i vendosur si më 17 korrik të përpiqet ta imponojë jashtëligjshëm zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, atëherë është shumë e mundshme që një grup i madh i deputetëve të LDK-së të distancohet nga marrëveshja dhe të krijojë një grup të ri parlamentar, duke ruajtur në thelb origjinën dhe ideologjinë politike rugoviane – atë të respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”, ka thënë ky burim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu