Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fatos Mani ka kërkuar nga Presidenti i vendit, Hashim Thaqi të tregojë arsyen e takimit të fsheht që ka pasur në Prishtinë me shefin e televizionit serb B92, Veran Matic.
Ai dy ditë më parë në profilin e tij në Facebook ka shkruar se shefi i B92 gjatë kësaj vizite kishte takime të ndara me Hashim Thaqin dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj (takime të mbyllura).
“Që nga hyrja e tij në Kosovë e deri në largimin u shoqërua vazhdimisht nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Mani, duke shtuar se pak ditë pas kësaj vizite, në mediat serbe filluan sulmet e fabrikuara ndaj Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së.
Rastësi, apo e ndërlidhur shton pyetjen anëtari i kryesisë së AAK-së?
“Pushteti i “veprimeve sekrete” do të duhej që të jap sqarime publike për këto takime të mbajtura larg syrit të mediave”, ka thënë ai