AAK: Koalicioni me PDK-në, punë e kryer

0
655

Hashimi dhe Ramushi

Zyrtarë brenda AAK-së thonë se tashmë është arritur marrëveshja për koalicion mes PDK-së dhe AAK-së.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës konfirmojnë se koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së është punë e kryer.

Një zyrtar i AAK-së i ka thënë KTV-së se tashmë është arritur marrëveshja mes këtyre dy subjekteve për bashkëqeverisje, por pa bërë publike detajet e marrëveshjes.

Megjithëse nuk është thënë zyrtarisht asgjë, zyrtarë të AAK-së tashmë thonë se kjo është punë e kryer dhe komunikimi me PDK-në thanë se ka nisur që prej kohës kur LDK-ja kërkoi rishqyrtim të marrëveshjes së 10 qershorit që mbeti hiq më shumë se një letër.

Zyrtari i AAK-së që nuk deshi emri t’i bëhej publik për media tha se me vete në koalicion kanë edhe Nismën e Fatmir Limajt dhe minoritetet.

“LDK-ja na ka tradhtuar. Ne vazhdojmë proceset e tjera për formimin e institucioneve. Edhe në këtë koalicion mandatar për kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj”, tha ai, transmeton koha.net.

I njëjti burim i ka thënë KTV-së se janë duke vazhduar bisedimet për detaje të tjera të koalicionit dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet shumë shpejt. Se institucionet e reja do të ndërtohen shpejt ka thënë edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, por nga karrigeje e kryeministrit në detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu