AAK -, Takimi Mustafa-Vuçiq, miratim i heshtur i arrestimit të Haradinajt

0
693

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka thënë se takimi i javës së ardhshme në mes të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, miraton “heshtur” ndaljen e Haradinajt në France.

“Një takim i tillë është injorim total i të gjitha protestave të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përgënjeshtrim i të gjitha deklaratave të deritanishme të zyrtarëve qeveritarë lidhur me poternicat”, ka thënë Arifi.

Mustafa dhe homologu tij i serb pritet të takohen në Bruksel të martën. Takimi mes të dyve është thirrur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, pas zhvillimeve të fundit, përfshirë këtu trenin ilegal, ndërtimin e murit afër lumit Ibër në Mitrovicë dhe arrestimin e Haradinajt në Francë me urdhërarrest të Serbisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu