Abbott i kërkon Gjykatës Kushtetuese të vendosë për çështjen e mandatarit pa frikë dhe pa ia mbajtur anën askujt

0
152
Abbott i kërkon Gjykatës Kushtetuese të vendosë për çështjen e mandatarit pa frikë dhe pa ia mbajtur anën askujt

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për çështjet politike siç është mandatari pa frikë dhe pa favore.

Abbott ka shkruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen nga të gjithë akterët politikë, raporton Gazeta Express.

“Në funksion të lëvizjeve të fundit politike, unë besoj se është po aq e rëndësishme si kurrë më parë që Kushtetuta, dhe proceset që ajo mbulon, të respektohen nga të gjithë akterët politikë. Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të jetë në gjendje të veprojë në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore kosovare. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar Abbott.

Sot Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë rreth kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për pezullim të  dekretit të Presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër./GazetaExpress/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu