Abdylmenaf Bexheti – Akademik apo Sharlatan (?)

0
638

Ibra

Cilat janë ato studime të Zotëri BexhetiT nuk e di, por sa herë që trajton tematika, të cilët nuk i ka të sektorit profesional (ekonomisë), JANË zhgënjyese për lexuesin me kulturë.

Duke lexuar shkrimet e tij të tanishëm me krijohet dyshimi se në Republikën e Makedonisë janë anëtarësuar disa shqiptarë në Akademi të shkencave… vetëm për shkak të domosdoshmërisë se përqindjes nacionale, por jo principialisht për shkak të vlerave të tyre akademike.

Kësaj radhe z. Bexheti paskësh trajtuar fenë islame, specifikisht tematikën shqetësuese: “Ekstremizmi islam te shqiptarët”. Me këtë titull intrigues e paskësh titulluar shkrimin e tij, ndoshta për të provokuar kureshtjen e lexuesve. Por, në leximin e parë që i bëra, u dëshpërova. Po prisja analizë akademike nga akademiku. Jo vetëm që me zhgënjeu, por më irritoi me disa konstatime tepër propagandistike e mashtruese për dogmën fundamentaliste të Islamit.

Citoj: “Për t’i parandaluar keqkuptimet eventuale, që në fillim dua të nënvizoj se personalisht, por edhe nga kultura dhe tradita familjare jam besimtar, shpresoj i denjë, brenda mundësive dhe kushteve parimore islame.“

Me këtë paraqitje demagogjike autori paralajmëron se nuk e njeh Islamin dhe as nuk është besimtar. Kur akademiku i mirëfilltë do të trajtonte këtë tematikë, nuk do të duhej të spekulonte nëse është besimtar i devotshëm, ai do të duhej të njihte dogmën dhe të mos hamendësohej. Edhe Familja e tij duhet të ketë praktikuar Islamin tonë tradicional dhe jo Islamin fundamentalist.

Nejse, (mos)besimi fetar është çështje krejt private e tij, por vetëm desha ta prezantoj karakterin e dyzuar të akademikut.

Citoj: “Konsideroj të padrejtë paragjykimin për fundamentalizmin islam si atribut negativ, siç dëshiron ta pasqyrojë shumëkush atë! Edhe nga kuptimi terminologjik i konceptit ‘fundamentalizëm’, ai s’ka logjikë të paragjykohet si fenomen negativ. (…) Fenomeni i ekstremizmit islam qëndron pikërisht te zhvendosja e fondamentit islam nga ajo burimore në atë derivate! Shumë dukuri negative të islamit sot janë derivat i keq i tij, që janë shmangur pikërisht nga fondamenti. Pikënisjet e fondamentit islam janë dija, paqja, toleranca, bamirësia, humanizmi…, që për nga veprimet e sotme, të shumicës që thirren në fundamentalizmin islam, rezultojnë të jenë shmangur nga po ky fondament!”

Edhe ky konstatim i akademikut nuk përkon me të vërtetën, është tepër deinformues. Po ta njihte ai dogmën fondamentale të Islamit, nuk do të duhej ta paragjykonte, por ta gjykonte si shkaktare kryesore të agresiviteteve, sulmeve terroriste e luftërave barbare myslimane, të cilat janë duke e terrorizuar aktualisht njerëzimin.

Si nuk qenka negativ Islami fundamental!? E para, meqë akademiku nuk ka ditur të definoi, Islam fundamental është dogma e sajuar nga Muhamedi, e përmbledhur nga pasuesit e tij në një si libër, të quajtur Kuran, si dhe porositë tjera, të ashtuquajturat hadithe.

Muhamedi zuri të sajonte një dogmë fetare në vitin 610. Truket fillestare për ta prezantuar veten si profet, përderisa nuk ishin të dhunshme, duhet vlerësuar si njerëzore, meqë edhe Muhamedi njeri ka pasur të drejtë të sajoi e plasoi ide. Dhjetë vite të tij propagandistike patën suksese simbolike: konvertoi rreth 70 veta, kryesisht skllevër të blerë me pasuri të gruas. I zhgënjyer për mossukses dhe për shkak se i vdiqën mentorët mbikëqyrës, gruaja dhe xhaxhai, ai zuri të shpërfytyrohej në devijant agresiv. Ai po ua shante besimin tradicional xhaxhallarëve, kushërinjve, bashkvendasve. Dhe jo vetëm kaq. Ai zuri të ua thyente edhe statujat e rekuizitat fetarë, të ekspozuar kryesisht në Kaba (Qabenë) politeiste. Për të arsyetuar atë pretendim uzurpator ndaj Qabesë fitimprurëse, ai shpifi se atë e paskëshin ndërtuar “profeti” Adam, e paskëshin rindërtuar “profetët” Abraham dhe Ismail, për të cilët thoshte se ishin myslimanë.

 

Këtë shpifje e demanton edhe ky ajet:

 

“Thuaj: ‘jam urdhëruar që të bëhem myslimani i parë’.” [39:12]

 

Pra, edhe vet ajeti kurantor përjashton mundësinë të kenë qenë mysliman Adami, Abrahami dhe “profetët” tjerë, meqë Muhamedi na qenkësh urdhëruar për të qenë myslimana i parë.

 

Me këto lloj shpifjesh ai po bënte blasfemi fetare jo vetëm ndaj fesë se tij të deridjeshme politeiste, por edhe ndaj feve çifute e krishtere.

I di këto histori akademiku!? E pra, këto janë temelet, mbi të cilët është ngritur një dogmë e praktikë moniste dhe agresive!

 

Për konkretizim: Nëse do të delte tani ndonjë devijant psikik në Tetovën e akademikut, ta kalonte kohën në ndonjë shpellë të Bjeshkëve të Sharit, të mashtronte se është ngarkuar nga zoti për të themeluar fe të vërtet, ti shante besimet ekzistuese aty, tu thoshte besimtarëve myslimanë se Xhamia e Larme është e tij, meqë e paskëshin ndërtuar paraardhësit e tij familjar dhe fetarë, të fillonte me demolime të rekuizitave ekzistuese myslimane (edhe bektashiane) dhe ortodokse, me arsyetim se vetëm feja që po krijon ky shpellar…, si do ti gjykonte të gjitha këto akademiku dhe banorët e Tetovës dhe çfarë do të ndërmirrnin!?!

 

Me të drejtë krerët e fisit Kurejsh, të cilit i përkiste edhe Muhamedi, marrin vendim në kuvend të hapur, ku duhet të ketë marrë pjesë edhe Muhamedi, e kanë dënuar me dëbim atë plëngprishës, blasfemist e vandal! Dhe Muhamedi arratiset në Jatribë (të cilës ia arabizojnë emrin në Medina). Atje strehohet. Shpejt atje imponohet si sundimtar, meqë kishte përkrahjen 70 ithtarëve, të cilët u arratisen gjithashtu. E filloi kusarinë, si mënyrë jetese, duke sulmuar karvanët. Për të arsyetuar ato sulme plaçkitëse sajonte ajete, për të cilat gënjente se po i “zbrisnin” nga Allahu. Aty e tutje ai u shpërfytyrua fare, saqë dhunoi edhe Aishën 9-vjeçare, me arsyetim se e kishte gruan nën kurorë…

Për ti motivuar falangat e tij xhihadiste sajoi një mori ajetësh, sikur ata po i udhëzonte e urdhëronte Allahu për të luftuar përherë “në rrugë të Allahut” dhe “për fe të vetme të vërtet” të Allahut…

Për argumentim po citoi një ajet:

 

„Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij (…), nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, të gjymtohen duke ua prerë duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, por edhe të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” [5:33 / shq. Sherif Ahmeti]

 

Duhet ta ketë lexuar akademiku Bexheti këtë ajet, rrjedhimisht ta ketë kuptuar!? Mbase e kanë detyruar ta mësoi përmendësh, si fëmijë, në mejtep, në arabisht, pa e ditur fare përmbajtjen, siç më ka ndodhur edhe mua? Kush e interpreton këtë ajet për paqësor është besimtar injorantë ose kriminel fashistoid! Rreth 6 miliardë njerëz nuk e njohin Allahun për zot, as Muhamedin për profet, prandaj duhet të gjithë ata të gozhdohen e gjymtohen!?

Si akademik që duhet ta kenë anëtarësuar për të simuluar barazinë nacionale, Z. Bexheti është dashur të di se rreth 95 % myslimanëve fatmirësisht nuk e praktikojnë dhe nuk e zbatojnë dogmën fundamentaliste të Islamit, ndërsa 5 %, të cilët janë fanatikisht të përkushtuar për tu ngjarë myslimanëve zanafillorë (selefistë) dhe për të zbatuar besnikërisht Kuranin dhe hadithet, janë si “kalifi al-Bagdati”, bashkëluftëtarët e tij xhihadistë si Lavdrim Muhaxheri, indoktrinues se hoxhë Shefqet Krasniqi, etj., pra janë sorta e fashistoidëve më të shpërfytyruar!

Në dogmën fundamentaliste muhamedane vetëm dija, paqja, toleranca, bamirësia, humanizmi, nuk vinë në shprehje, siç dezinformon akademiku Bexheti.

Ta zëmë, në Kuran është sanksionuar forma e tokës e rrafshët dhe e mbuluar me shtatë palë qiej, si kupolë, njëri mbi tjetrin, që kanë edhe shkallë për tu ngjitur deri te Allahu! Myslimanët nuk guxojnë të mësojnë të vërteta, që bien ndesh me përcaktimet në Kuran! Prandaj, do të duhej pyetur akademikun, është toka e rrafshët ose sferike? Si do të zinte dije astronomi, fizikani, gjeografi…, nëse nuk do të guxonin të kundërshtonin Kuranin!?!

Për tolerancë, po citoj tre ajete, me mendim se i diskreditojnë konkretisht dezinformimet (pseudo)akademike të Z. Bexheti:

 

“Ata që besojnë, luftojnë në rrugën e Allahut, kurse ata që nuk besojnë – luftojnë në rrugën e djallit. Luftoni kundër miqve të djallit! Sepse me të vërtetë, dinakëria e djallit është e lig.” [4:76]

“O besimtarë, mos i konsideroni për miq hebrenjtë dhe të krishterët! “Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo që prej jush i konsideron ata për miq, ai është me ta. Me të vërtetë, Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët.” [5:51]

“Luftoni kundër tyre (jomyslimanëve), (…) derisa të mbetet vetëm feja e Perëndisë (Islami)…” [8:39]

 

Citoj: “T’i kthehemi oborrit tonë – shkruan akademiku Bexheti – trojeve shqiptare dhe ekstremizmit islam midis nesh. Sipas vlerësimeve institucionale, rreth 100 të rinj nga Kosova, dhjetëra nga Maqedonia (vetëm në aksionin e fundit “Celula” u burgosën rreth 10 dhe mbi 25 janë në kërkim) dhe akoma s’dihet numri nga Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare, u janë bashkangjitur luftëtarëve të ISIS-it. Përpjesëtimisht me numrin e popullatës, ndoshta gjendemi ne rang shumë më të lartë se popujt e tjerë me shumicë përkatësie fetare islame! (…) Në Maqedoni do ta kisha nënvizuar dominimin e faktorit material dhe praninë e fondeve për rekrutime të kësaj natyre. Edhe nga shpërndarja territoriale e “të përndjekurve” në rastin “Celula” ne Maqedoni, dukshëm prijnë Shkupi dhe “ngec” Pollogu. Zaten shumë herë është paralajmërua se trualli më i “kontaminuar” i këtij fenomeni është në rajonin e Shkupit. Paralelisht arsyeve materiale dhe ekonomike në Shkup dhe rrethinë padyshim ndikon edhe shkalla më e ulët e arsimimit mesatar të popullatës.”

 

Informim paska i zbutur, meqë shifrat për pjesëmarrës në luftërat sektare në Siri dhe Irak janë më të mëdha. Por, duhet falënderuar që e ka shkruar edhe kështu, meqë intelektualët po hezitojnë të merren me këtë tematikë shqetësuese.

 

Citoj: “Asnjë shqiptar mysliman nuk ka nevojë të angazhohet për ISIS, aq më tepër kur format e veprimit të tyre janë rrëqethëse dhe kontradiktore me parimet bazike të Kuranit Famëlartë, siç i përmendëm më lart.“

 

Konstatimi se “veprimet e ISIS janë në kontradiktë me parimet bazike të Kuranit famëlartë” mund të (ke)kuptohet si sharlatanizëm i akademikut Bexheti, meqë secili pjesëmarrës në ISIS dhe njohës i Kuranit e dinë se ata janë duke i zbatuar përcaktimet e Kuranit dhe porositë e Muhamedit. Kjo lloj demagogjie taktike nuk e ndërgjegjëson rininë, përkundrazi. Secili tashmë mund të lexoi vet Kuranin dhe të sheh se z. Bexheti ka dezinformuar. Akademiku do të duhej të thoshte, ta zëmë, se Kurani, jo vetëm që nuk është famëlartë, por tashmë është i diskredituar dhe i konsumuar, nuk është vepër e asnjë zoti por e njerëzve të babëzitur për sundim e pasurim të pandershëm, për dhunime seksuale, për krijim të një perandorie arabe, etj.

 

Nëse akademiku Bexhei dhe intelektualët nuk guxojnë të thonë të vërtetën, më produktive do të ishte të heshtin, se sa të afirmojnë këtë dogmë kaq agresive! (shator 2015, i.k.)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu