Abott: Anglia ndan pikëmpamjen e njëjtë me Kurtin, dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë

0
287

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar , Nicholas Abott ka komentuar vizitën e fundit tri ditore në Kosovë të emisarit të BE-së për dialgoun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, raporton Zeri.

Abott ka theksuar se është i kënaqur që kjo vizitë ka shkuar mirë.

Ai bëri të ditur se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme që të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit.

“Isha i kënaqur kur pashë që vizita e Miroslav Lajçak për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE-së dhe SHBA-së. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Abott në “Facebook”. /Zëri

https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/581361369930040

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu