Adem Grabovci bën humor bajat për Gjykatën Speciale

0
1075

Grabocka

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci i pyetur nga gazetarët rreth disponimit në këtë subjekt për votimin që pritet t’iu bëhet nesër amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, është përgjigjur duke bërë shaka.

“Nesër ditë e premte, falet xhumaja pastaj taravitë e kështu”, ka thënë Grabovci.

Ndërsa pas insistimit të gazetarëve që të marrin një përgjigje të duhur dhe serioze për amendamentet kushtetuese, Grabovci është përgjigjur për ligjet që janë miratuar sot, transmeton zëri.

“Sot i kaluam dhjetë ligje, e ka pas ligj që i ka pas 30 amendamente, e të gjitha janë aprovuar”, ka thënë ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu