Adonis Tahiri flet për vendimet dhe për masa e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19

0
112
Adonis Tahiri flet për vendimet dhe për masa e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Drejtori i Inspektoratit i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, në një intervistë për “Radio Prishtina” ka bërë të ditur se janë marrë vendimet dhe masat e reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, raporton “Zëri”.

Dy ditë më parë sheshet në komunën e Prishtinës janë rrethuar me shirita për parandalimin e daljes së qytetarëve dhe grumbullimin e tyre, ndërsa dje në një njoftim të ri të lëshuar nga kjo Komunë është bërë e ditur se për mosrespektimin e urdhëresave dhe për shkeljen e rregullave do të gjobiten, 1000-2000 € gjoba për person fizik dhe 3000-8000 € për personin juridik.

“Të dielën është mbajtur takimi, ndërsa të hënën Policia e Kosovës ka bërë rrethimin e shesheve me shirit, kjo për shkak të pamundësisë që sheshet të përdoren si shëtitore. Në qarkoren e shpërndarë nga Ministria secili institucion gjykohet se çfarë gjobe mund të lëshojë, ne si Inspektorat do t’i mbikëqyrim bizneset, të cilat kanë të drejtë të punojnë nëse po i plotësojnë kushtet në të cilat po punojnë tash dhe po u përmbahen urdhëresave. Nëse hasim në shkelje të këtyre rregullave për personin fizik gjoba do të jetë nga 1000 deri 2000, ndërsa për personin juridik nga 3000 deri 8000 euro, nuk ka kohë më për vërejtje e për diskutime, gjoba do të jetë automatike”, ka thënë ai.

Tahiri gjithashtu ka treguar se problemet më të mëdha, të cilat kanë hasur në markete të mëdha gjatë këtyre ditëve të inspektimit ka qenë mosmbajtja e distancës e për këtë është marrë një vendim i ri. “Problemi më i madh ka qenë në markete për mosmbajtjen e distancës, dezinfektimit të hapësirave, pajisja me masa mbrojtëse të punëtorëve. Është marrë vendimi i ri për marketet e mëdha, tash e tutje janë të obliguar që t’i dezinfektojnë karrocat dhe shportat, përmes të cilave qytetarët shërbehen, përveç kësaj janë të obliguar të caktojnë një person përgjegjës që të kujdeset gjatë gjithë kohës për mbajtjen e distancës, sidomos tek arka”, ka potencuar ai.

Ai ndër të tjera ka thënë se nëse qytetarët do të vetëdijesohen virusi do të eliminohej për pak javë. “Po të ishte vetëdija më e madhe nuk do të kishte nevojë të vendoset shiriti e as Policia e Kosovës të punojë 12 orë, me pak javë do ta eliminonim këtë virus, eliminimi i këtij virusi varet komplet se si sillemi këto ditë, rrini në shtëpi”, ka përfunduar ai. /ZËRI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu