Afganistan, vriten 6 ushtarë britanikë

0
830

Gjashtë ushtarë britanikë supozohen të kenë vdekur në shpërthimin e mjetit me të cilin udhëtonin në Helmand, zonë në jug të Afganistanit e konsideruar si bastion i talebanëve. Lajmin e bën të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes, e cila citohet nga BBC-ja.

5 prej ushtarëve ishin pjesë e batalionit të tretë të regjimentit Yorkshire dhe një tjetër i batalionit të parë “Duke of Lancaster”.

Shpërthimi, natyra e të cilit nuk është përcaktuar ende, ka ndodhur teksa ushtarakët po kryenin një operacion patrullimi.

“Ky incident tragjik na bën të kuptojmë rreziqet me të cilat forcat tona të armatosura përballen çdo ditë në Afganistan”, është shprehur ministri britanik i Mbrojtjes, Philip Hammond.

Nëse 6 ushtarët, të cilët deri tani rezultojnë të zhdukur, konfirmohen të vdekur, numri i ushtarëve britanikë të vrarë në Afganistan shkon në 404. /

 

Gazmira Ndoja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu