Aforizma

0
1222

23. Historia nuk falë, pse të falin njerëzit në emër të saj?!

24. Për të vërtetën mos e shiko njeriun për nga pesha, gjatësia, pozita shoqërore, pozita sociale, kualifikimi, gradimi, mosha, afërsia e gjakut, lidhjet familjare dhe është mysafirë apo jo.

25. Alkooli është i kthjelltë, por ta turbullon mendjen.

26. E sotmja është karrierë, por e djeshmja dhe e nesërmja janë histori.

27. Janë tri shkallë të nervozes dhe ato manifestohen:

a. e ngrit zërin;

b. të shanë;

c. të vret.

Këto veprime vijnë kur fillon të humbët arsyeja, kur fillon të humbët gjykimi dhe kur humbin që të dyja.

28. Shkenca e mjekësisë ende nuk ka arritur të bëjë operacion truri, për të parë se ça mendon njeriu

29. Njeriu i ka tre katilla:

a. Sytë të cilët shohin gjithçka, por përcaktohen për të mirën

b. Veshtë dëgjojnë gjithçka, por përcaktohen për të mirën

c. Gojën, e cila i pranon këto me pohim, për paranë, kolltukun dhe femrën

30. Mjeku më i mirë gjatë karrierës mund të shpëtojë pesëmijë jetë njerëzish. Mësuesi më i mirë mund të edukojë më së shumti njëmijë nxënës. Politikani i mirë e shëron një komb. Kjo mund të jetë edhe e kundërta. Një mjek i keq i mbyt dhjetë pacient. Një mësues i keq mund të lë të gjymtë njëqind nxënës. Politikani i keq e dëmton një komb dhe më e keqja edhe krijon rrethana për luftë.

31. Për të mos u përsëritur tradhtia, duhet të vritet

32. Buka nuk është fletore për t’u shkruar

33. Lindjen e epokës e bëjnë guximi, vizioni, nderi dhe ndërgjegjja

 

Nga Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu