Afrohet zgjidhja: PDK-së presidenti, LDK-së kryeministri?!

0
759

Hasha me Isen

Vendi ka mbetur në amulli që ma shumë se katër muaj e gjysmë, pasi që partitë e ndara në blloqe nuk po mund të arrijnë marrëveshje.

Me gjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që Partisë Demokratike, si forca më e madhe e dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, t’i takoj pozita e kryeparlamentarit, kjo parti nuk ka mundur ta merr këtë pozitë, pasi që i mungojnë 61 vota në Kuvend.

Në anën tjetër, Blloku i përbërë nga katër parti, LDK, VV, AAK dhe Nisma, më 17 korrik zgjodhi Isa Mustafën kryeparlamentar, mirëpo kjo zgjedhje u anulua nga Gjykata Kushtetuese, si zgjedhje e jashtëligjshme.

Derisa gjërat nuk po lëvizin nga vendi, ekziston mundësia që të rishikohen pozicionet e palëve. Hapin e parë duket se do ta merr LDK-ja, pasi që tashmë e ka të qartë që lideri i saj, Isa Mustafa, nuk mund të ulët ligjerisht në karrigen e të parit të Kuvendit.

Duke e parë që gjërat janë komplikuar edhe më shumë, LDK-ja mund t’ia kthejë shpinën Bllokut dhe të vendos për një koalicion me PDK-në.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se ka shënja në rritje për një koalcion të ri ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.

“Meqe LDK-ja nuk mendon për zgjedhje të reja, pasi që e rrezikon shumë votën e kësaj partie, si dhe duke e parë që zgjidhja për të ndalë nga ngërçi politik është larg dhe gati e pamundshme, brenda partisë është rritur disponimi që të shkohet me PDK-në”, kanë thënë burime brenda LDK-së.

Mirëpo, për të shkuar edhe një herë në koalcion me PDK-në, LDK-ja e ka një kusht. “Kushti i vetëm i LDK-së është që ta merr pozitën e kryeministrit, derisa PDK-së t’i takojë posti i presidentit, në momentin që presidentja Atifete Jahjaga e përfundon mandatin”, thonë tutje burimet.

E një disponim të tillë e kanë konfirmuar edhe burime brenda PDK-së. “Ne jemi të gatshëm të japim dicka nga vetja, vetëm që të dalim nga kjo bllokadë. Brenda partisë është diskutuar edhe mundësia që PDK-ja ta merr postin e presidentit, në vitin 2016, derisa LDK-së t’i takoj kryeministri, mirëpo ndarja e resoreve qeveritare të shkojë në të mirë të PDK-së”, kanë thënë këto burime.

Në anën tjetër, tashmë është rritur dukshem edhe presioni ndërkombëtar për të gjetur zgjidhje, pasi që vendi ka hyrë në përiudhën më të vështirë të funksionimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu