Agim Çeku mohon mundësinë e kalimit në PDK ?

0
795

Prishtinë, 12 mars – ( E plotësuar) Kryetari i Partisë Socialdemokrate, aktualisht monistër i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku ka mohuar se e ka ndërmend të braktisë partinë që drejton dhe t;’’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, që e drejton Hashim Thaçi. Ai i tha sot Kohavisionit se nuk e ka ndërmend të “ndërrojë parti”, duke rikujtuar se ai dhe partia e tij janë pjesë e koalicionit qeverisës.

Agim Çeku i bashkohet PDK-së?
Prishtinë, 12 mars – 09:53 – Radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) së shpejti pritet që do t’u bashkohen edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku, ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, profesorë universitarë dhe përfaqësues të mediave. Kështu ka bërë të ditur një burim i gazetës “Tribuna Shqiptare”, brenda strukturave udhëheqëse të PDK-së.

“Deri në qershor do mbahen zgjedhjet në nivel të degëve, kurse deri në fund të shtatorit, eventualisht fillim të tetorit do të përfundojë Kuvendi zgjedhor në PDK. Në radhët e PDK-së do të ketë aderime të reja si Kadri Veseli, Agim Çeku, si dhe disa emra të tjerë të këtij kalibri. Por, do të ketë edhe profesorë universitarë si dhe përfaqësues të mediave. Kështu që PDK-ja do forcohet edhe më shumë me prurje të reja”, thotë ky burim.

Pritet që gjatë Kuvendit zgjedhor do të zhvillohet një garë e fortë brenda partisë. “Do jetë një garë e gjerë brenda partisë, kuptohet nga prurjet që kanë qenë më herët, por edhe nga prurjet e mëdha që do vijnë, e që janë emra ta njohur që do t’i bashkohen partisë më të madhe në pushtet”, ka shtuar tutje ky burim i gazetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu