Agimi ua merr ‘ushtarët’ LDK-së

0
725

akr-mitrovice

Gjashtë nëndegë të Forumit Rinor të LDK-së sot iu kanë bashkuar AKR-së ë Mitrovicë, duke thënë se këtë po e bëjnë pasi që i besojnë projektit dhe vizionit të kryetarit Agim Bahtiri.

Blerim Kelmendi, koordinator i grupit të aderuesve të rinj në AKR, tha se këtë lëvizje po e bëjnë pasi që i ka bindur puna e kryetarit Agim Bahtiri.

“Të vetmen mundësi për me largu të keqen prej Mitrovicës e kemi parë bashkimim me kryetarin Bahtiri. Na vijmë si ish aktivist të LDK-së, kjo është strukturë e gjashtë nëndegëve të Forumit Rinor të LDK-së: Ilirida, Qendra, 2 Korriku, Bajri, Zhabari dhe Tuneli i parë. Ne po iu bashkohemi AKR-së sepse vetëm këtu vlerësohet sinqeriteti dhe puna. Pavarësisht presioneve që kemi pasur në të kaluarën, duam të ju themi se asnjëherë vullnetin e të rinjve s’ka me ndalë askush, për ta bërë më të mirën për qytetin e Mitrovicës. Ju bëjë thirrje të gjithë të rinjve, që ta bëjnë më të mirën për Mitrovicën”, tha Blerim Kelmendi, transmeton Veriu.info.

Kelmendi tha se secila prej gjashtë nëndegëve, ka edhe dhjetra anëtarë dhe aktivistë prapa, të cilët tash e tutje aktivitetin e tyre politik do ta zhvillojnë në kuadër të AKR-së.

Kryetari Agim Bahtiri tha se është kënaqësi e veçantë për të që të jetë në mesin e të rinjve, sepse tash po vjen në shprehje vizioni për të mirën e qytetit, i cili do ta ndihmoj Mitrovicën të zhvillohet dhe që e ka thyer mitin e të kaluarës.

“Gjithmonë ua kam hapur derën njerezve të ndershëm dhe që kanë guxim për të vepruar për këtë vend. AKR është e hapur edhe për gjithë ata qe duan t’u bashkohen këtij vizioni dhe kësaj kolone që do të jetë e pafund dhe 100% në shërbim të Mitrovicës, tha Bahtiri.

Fjalime rasti kanë mbajtën edhe koordinatori i AKR-së në Mitrovicë, Jeton Ujkani, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Bislim Imeri, koordinatori i forumit rinor rë AKR-së në niveli qendror, Zijadin Geci dhe kryetar i Frumit Rinor të AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka, të cilët iu uruan mirëseardhje ish strukturave drejtuese të gjashtë nëndegëve të Forumit Rinor të LDK-së në Mitrovicë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu