Agjencia që licencojë ‘Kohlerin’ hajdut, tash i heq prej përdorimit

0
624

Njehsoret e KEDS-it

Sipas uebfaqes së Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, është pikërisht Agjencia e Metrologjisë përgjegjëse për licencimin, verifikimin, testimin dhe kalibrimin e mjeteve matëse në Kosovë duke përfshirë edhe njehsorët elektrikë.

Për këtë arsye është e habitshme që ata të cilët kanë qenë përgjegjës për kryerjen e kontrolleve ligjore të mjeteve matëse, përfshirë të atye që janë prodhim vendor apo atyre që janë importuar nga jashtë, tash heqin nga përdorimi ata njehsor që i kontrolluan dhe licencuan vet më parë.

Madje edhe neni 4 i Ligjit për Metrologji, precizon saktë organizimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit te Metrologjisë, tani më të shndërruar në Agjenci të Metrologjisë. Neni 4 saktë specifikon që kjo Agjenci organizon aktivitetet e kalibrimit në Kosovë, kryen kontrollin ligjor të mjeteve matëse dhe kryen mbikëqyrjen e mjeteve matëse, të prodhuara në vend dhe / ose të importuara në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi.

Lajmet që u publikuan gjatë ditës së djeshme kryesisht thonin se është KEDS ai që po bën vjedhjen apo fryerjen e faturave të energjisë elektrike, mirëpo përmes një komunikate të dërguar mediave, rrjeti i distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS ka sqaruar se ata “asnjëherë nuk kanë dhe nuk do të certifikojë dhe pllombojë njehsorë për shkak se nuk është nën autoritetin e KEDS të bëjë një gjë të tillë. KEDS bën vetëm blerjen e njehsorëve veçse të pllombuar, testuar dhe të certifikuar nga Agjencia e Metrologjisë, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.”.

Ish ministri i tregtisë dhe industrisë, Ismet Mulaj dje ka folur publikisht se ai ishte tronditur kur e kishte pranuar raportin e një instituti holandez që thoshte se pas testimit të 9 njehësorëve ‘KOHLER’, 5 prej tyre kishin dal me probleme serioze.

Pas kësaj deklarate që bëri bujë në media, Agjencia që kohë më parë kishte licencuar njehsorët në fjalë pas testimeve që është dashur të bëhen nga të njëjtit, vendosin të heqin licencën për ‘Kohler’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu