Agjentët palestinezë të Izraelit: Kush ishin ata, çfarë bënë dhe si u përdorën

0
785

agjent-euml-t-palestinez

Historia e bashkëpunëtorëve palestinezë të përdorur nga Izraeli gjatë viteve, për të vrarë personalitete të larta palestineze.

Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, gjatë korrikut të këtij viti, Hamasi arrestoi informatorët e dyshuar palestinezë dhe i ekzekutoi 18 nga ta, më 22 gusht.

Një dokumentar i realizuar nga “Aljazeera”, tregon historinë e bashkëpunëtorëve palestinezë dhe rolin e tyre kyç të cilin ata luajtën në identifikimin e figurave të larta të “Hamas-it” dhe “Fatah-ut” nga Inteligjenca Izraelite, transmeton Telegrafi.

Filmi prezanton rolin që kanë luajtur ata që nga vrasja e njërit prej themeluesve të “Fatah”, Khalil al-Ëazir (aka Abu Jihad) në vitin 1980; Yahya Ayyash, “inxhinieri”, me ndihmën e bashkëpunëtorit Kamal Hammad në janar të vitit 1996; si dhe imamit dhe politikanit palestinez, Sheikh Ahmed Yasin, në vitin 2004.

Në dokumentar gjithashtu janë intervistuar bashkëpunëtorët e njohur si Nadim Anjas i cili punoi me Shërbimin e Brendshëm Izraelit “Shin Bet”, ndërmjet viteve 1996 dhe 2002; si dhe Abdul Hamid Rajub, i cili e përshkruan rolin e tij në vrasjen e Abu Jihad.

Gjithashtu, në dokumentar flasin edhe agjentë (të pohuar) si të dyfishtë, autoritet zyrtare palestineze, si dhe ish zv.drejtori i “Shin Bet”, transmeton Telegrafi.

Filmi paraqet metodat e rekrutimit të “Shin Bet”, shfrytëzimin e njerëzve të dëshpëruar dhe keqtrajtimet e të burgosurve në burgjet izraelite. Përfshinë gjithashtu intervista, transkripte, intervista anonime dhe shfrytëzim të kamerave të fshehta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu