Agron Selimaj emërohet drejtor i AKI-së

0
805

Agron Selimaj

Sot, presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe kryeministri Mustafa kanë emëruar në krye të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Agron Selimajn.

Vendimin e ka bërë të ditur presidentja përmes një njoftimi të lëshuar nga zyra e saj, ku thuhet:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në bazë të nenit 84 paragrafi 21, nenit 94 paragrafi 8, nenit 129 paragrafi 3 të Republikës së Kosovës dhe nenit 5 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, emëruan Agron Selimajn, drejtor të AKI-së”.

Agron Selimaj ka qenë inspektor i përgjithshëm i AKI’së.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu