Ahmet Krasniqi përmes kërcënimit mundohet ta “ruaj” statusin e veteranit

0
741

UCK ligji

Ish- kryetari i PDK-së në degën e Fushë Kosovës, Ahmet Krasniqi ka reaguar pas shkrimit të publikuar në Gazeta Blic që ai dhe disa persona të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së e kanë fituar statusin e veteranit të luftës.

Krasniqi duke mos ofruar asnjë fakt që ka qenë në UCK, e ka kërcënuar Gazetën se do ta padis në gjyq. Mirëpo, Krasniqi para se t’i drejtohet gjyqi është mirë të tregoj publikisht të na sjell fakte që ka qenë në UCK dhe të tregoj se kur iki për Shqipëri dhe pr çka ka ikur. Poashtu ia bëjmë me dije Krasniqit se burimet e Gazeta qëndrojnë prapa atyre që kanë thënë se Krasniqi dhe disa të tjerë që janë pjesë e listës së veteranëve nuk kanë kap pushkën në dorë.

Poashtu në ditët në vijim do të vazhdojmë me publikimin e artikujve në lidhje me temën e veteranëve dhe do të sjellim fakte të reja.

Ndërsa, zotin Krasniqi e inkurajojmë që t’i drejtohet Gjykatës.

Në këtë reagim qesharak, Krasniqi distancohet me njëfarë forme edhe nga PDK, duke thënë se “gazeta zbulon militantët e PDK”.

Të njejten dite Gazetes i ka ardhur dhe kerrcim tjeter nga Hysen Merovci, i cili thot se ka deshmitar por spermendi emra.

Reagim ne lidhje me shkrimin ne Portalin tuaj me titull: “Skandali i Radhes: PDK “shpall” veterane dhe edhe militanet partiak, qe s’ishin kurre ushtare”.

Per hire te informimit objektiv te opinjonit publik, per arsye te apostrofimit te emrit tim nga ana e Portalit tuaj, konsideroj se shkrimi juaj eshte i njeanshem dhe i motiovuar politikisht. Vete titulli i shkrimit eshte skandaloz dhe tendencioz ku nuk ka as autor e as burim te informates. Me kete rast sajuesit e keti shkrimi kan marr rolin e arbitrit,duke u mundura te dezinformojne opinjonin per qellime politike duke u sherbyer me metoda te UDB-se, per qellime politike.Deklaroj me pergjegjesi se asnjehere nuk kam takuar asnje antare te Komisionit, por edhe te apostrofuarit e tjere. Ky shkrim skandaloz eshte i motivuar politikishte dhe ne vehte permban genjeshtra te kulluara. Une me pergjegjesi te plote pohoje e kete e dine njerzit qe ne ate kohe kane qene pjese e UCK-se, se ne kemi qene pjese e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Zona Operative e LLapit, ku kemi veprue edhe ne Drenice, e per kete jane deshmitaret e gjalle, duke fillue nga Shtabi i Pergjithshem, e deri te njesitet e UCK-se. Tani nuk do ti permendi emrat per shkak te korrektsise, por une qe nga neser kete shkrim do ta dergoje ne institucionet e drejtesise sepse shpifjet e ketilla paraqesin veper penale dhe denigrim i personalitetit te individit dhe kontributit.
Shkrimi i ketille pa perfill mendimin e pales tjeter te kujton kohen e kaluar qe dikush ka ende nostalgji. Prandaj kujtoj opinjonin e nderuar se une e kam edhe librezen e veteranit te UCK-se, qe nga mbarimi i luftes.

Me respekt,
Hysen Merovci

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu