Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, në kuadër te emisionit Rrokum Roll, me Fidan Jupollin i kundërpërgjigjet Ismet Beqirit për komentet e banesave të Komunës së Prishtinës.
Ahmeti tha se në Komunën e Prishtinës banesa kanë marrë kryesisht drejtorët e LDK-së si, Agim Gashi, Halim Halimi, Ismet Beqiri, etj., edhe pse, sipas tij, ato banesa më shumë i kanë merituar punëtorët e Komunës se sa drejtorët.
Por çka ka ba Ismet Beqiri me shoke?
Jo vetëm ia kanë dhënë vetvetes banesat, po mandej Ismet Beqiri si deputet i Asamblesë Komunale, ka votuar ligjin për privatizim, i cili mundëson që këto banesa të blihet e të privatizohet për pare hajgare, tha Ahmeti.
Një këso vendimi unë kurrë nuk kisha guxu të ia lejoja vetes. Këtë s’ma lejon së pari ndërgjegjja, mandej s’ma lejon Vetëvendosja, e as familja e nderi i familjes.
[vimeo url=”https://www.youtube.com/watch?v=7zxDxxG9kH8″ width=”560″ height=”315″]