Ahmeti – Beqirit: Më ka ardh gjynah kur të pash që e votove Thaqin me kokë ulur

0
622

Shpendi

( I Plotësuar) Shpend Ahmeti: Nuk keni marrë vota për ta votuar Hashim Thaqin president. Ti nuk e ke marrë votën për të votuar Asociacionin.

Më ka ardhë gjynah prej teje Ismet Beqiri, kur të kam parë duke e ul kokën kur e ke votu Thaçqn president. Unë t’i gjejë deklaratat kur ke thënë se jo vijë të kuqe, por vijë të zezë e ka Hashim Thaqi.

[Ismet Beqiri: Ka qenë vendim i partisë, se sikur të isha pyetur unë nuk do të bëhej president. Unë e respektojë vendimin e partisë, sikur ti që po e respekton kur po të thotë me shkatërru qytetin]

Nuk gjuaj molotova unë, dhe as Vetëvendosje nuk gjuan molotova. Nuk them kurrë se duhet djegur veturën e Ismet Beqirit.

———————————————————————————-

Ahmeti: Kiflet po i paguajmë nga kursimet në Taureg të Beqirit e Q7 të Mustafës

Shpend Ahmeti: Sa çerdhe publike kanë qenë në kohën e Ismet Beqirit. Asnjë çerdhe nuk e ka hap, për pos një në Kodrën e Trimave, edhe atë duhet shikuar se si është bërë. Isa Mustafa asnjë çerdhe nuk e ka hapur.

Kiflet vijnë prej kursimeve 700 mijë euro nga shpenzimet e Tauregut të Ismet Beqirit e Q7-it të Isa Mustafës.

E keni shti Avdullah Hotin mos me dhanë një garancion për trafikun urban, hor u bëmë me BERZH-in.

——————————————————————————

Beqiri-Ahmeti: Keni vazhduar kontratë kornizë që është e paligjshme

( I Plotësuar) Ismet Beqiri: Shiko faqen 24 të Auditorit të Përgjithshëm, për kontratën e naftës, është shumë e qartë, komuna me naftë dhe makinat me benzinë. Keni vazhduar kontratën kornizë që është e paligjshme, dëmi është diku 1 milion euro, sipas raportit të Auditorit të Përgjithshme.

Drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, prej 20 mijë euro kontratë kornizë, është rritur. Kontrata kornizë nuk duhet vazhduar.

————————————————————————————

Shpend Ahmeti: Banesën ia ndatë vetes me konflikt interesi

Po të mos kishe qenë kryetar nuk do ta kishe marrë kurrë atë banesë. I keni nda edhe për disa këshilltarë komunalë për të neutralizuar këtë proces.

Ju keni konflikt interesi, sepse ju ja keni nda vetes banesën. Dhe ju nuk po e kuptoni që keni konflikt interesi. Babai im nuk ka qenë ai që i ka ndarë vetes banesë, por ia ka ndarë Teatri. Ndërsa ju i keni ndarë vetes.

Juve ju kanë dhënë verdiktin qytetarët, sepse kanë votuar për t’iu ndryshuar. [*Ismet Beqiri: Mosu friko se nuk e ke larg as ti. Vitin tjetër do të rrëzohesh]

——————————————————————————————-

Beqiri: Banesa më është dhënë nga Kuvendi, është krejt e ligjshme

Ismet Beqiri: Çka po bën ti në Prishtinë, që të mbahesh mend? (Shpend Ahmeti: E çka ke bërë ti që të mbahesh mend?)

Prej kur ka ardhur në Komunë, po merresh me banesën tënde. Unë, për dallim nga ti, kam bërë diçka për këtë vend. Ndoshta edhe ti ke bërë, por unë më shumë.

Shpend vendimi për shfrytëzim të banesës sime, ka nënshkruar Kuvendi Komunal dhe jo unë. Ligji për shitjen e banesave, nga ky ligj kanë përfituar shumë familje edhe nga KEK-u e të tjerët. Ligji është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përpos serbëve, kanë votuar të gjitha partitë politike. Çmimi është përcaktuar në këtë ligj, çdo gjë është ligjore.

Kur kam qenë unë, shumë familjeve i kemi dhënë banesa në shfrytëzim: Zahir Pajaziti, 10 këshilltarëve komunal, Adem Jashari, Sali Çekaj e të tjerë kanë marrë banesë.

Sa i përket memorandumit (“Kodrinat”), ti nuk ke shpallë ofertë sepse ka mundur t’i bien edhe dikush tjetër 100 pronarë. Ja ke humbur të drejtën të tjerëve, se edhe dikush tjetër ka mundur ta bëj atë.

———————————————————————————-

Ahmeti – Beqirit: Banesën 120 metra katror e bleve 10 mijë euro

 

Nëse po thoni se nuk janë 46 mijë ndërtime pa leje, atëherë le të na tregojë Ismeti se në kohën e tij si kryetar sa ndërtime janë ndërtuar?

A ka ardhur shefi i inspeksionit me te tregu se është duke u ndërtuar një objekt pa leje. Dhe çfarë keni bërë? A e keni pyetur shefin tuaj të inspeksionit se është rrënuar ai ndërtim pa leje?

Në qytet me u ndërtuar 49 ndërtime pa leje, dhe unë mos me e ditë dhe shefi inspeksionit mos me marrë masa është e pamundshme!

Shefi i inspeksionit në kohën e LDK-së ka pasur rrogë 400 euro e ka vozitur veturë 400 mijë euro!

A mundet Ismet Beqiri me na tregu si është e mundur që banesën 120 metra katror e ke ble për 10 mijë euro

————————————————————————————-

Ahmetit: Jeni pronar i ndërtimit pa leje

Ismet Beqiri: Unë nuk kam dashur asnjëherë ta personalizojmë, por po vazhdojmë. Ti z.Ahmeti je pronar i ndërtimit pa leje (Shpend Ahmeti: po shpifni, keni kujdes për fjalë publike).

Jeni i fundit që mund të flisni për LDK-në dhe rugovizmin, unë asnjëherë nuk jam zgjedhur përpos me vota. Të gjithë e dinë që keni votën nga PDK.

Keni bërë koalicion me AAK-në, e keni thënë se nuk do të bëni me askënd.
46 mijë ndërtime pa leje, a e dini sa janë me leje? Kodra e Trimave është pothuajse 90% pa leje. Duhesh t’i ndash të Isa Mustafës e Ismet Beqiri. Nuk ka shancë me qenë të gjitha tonat.

Vitin 2014 i keni 92 me kontratë mbi vepër, edhe 2015 ka pasur rritje.

Lëndët i keni çuar në Prokurori pa u kryer hetimet. Keni bërë memorandum bashkëpunimi dhe është shkelje e jo-ligjore, për projektin “Kodrinat”.

———————————————————————————

Beqiri: VV ka punësuar 300 persona me kontratë mbi vepër, në 13 vjet ne asnjë

Ismet Beqiri: Është e pavërtetë që ka qenë vdekje klinike, ka shumë anë tjera që e bëjnë një qytet pa vdekje klinike. Në qeverisjen e LDK-së është bërë punë e madhe në Prishtinë, edhe tri mandate me ja dhënë VV-së nuk munden me kry. Ky (Shpend Ahmeti) është bërë kryetar me votat e PDK-së.

Fillimi i punës është bërë me etiketime dhe njollosje. Lëndët në prokurori i takojnë prokurorit e jo kryetarit të Komunës. Afër 300 me kontratë me vepër, e ne asnjë në të gjitha mandatet. 37 janë futur në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Ka instaluar një logjikë tjetër në kuptimin negativ. Shumë drejtorë nuk e njohin dhe nuk e duan Prishtinën. Ka pasur shumë më të mirë që të udhëheqin Arsimin e Infrastrukturën se sa dikush tjetër që nuk është nga Prishtina. Kryetarin e kanë votuar qytetarët e Prishtinës, e jo të tjerët.
Ky është kryetari i parë që udhëheq pa Kuvend Komunal.

Nuk e keni zgjidhur ujin, mos e përvetësoni zotri Ahmeti projektin e fabrikës së ujit. Autobusët e trafikut janë projekt i Qeverisë së Kosovës.

——————————————————————————

 Ahmeti: Prishtina ka qenë në një vdekje klinike

Shpend Ahmeti: Është mirë që të kemi debate të tilla sa më shpesh. Madje do të ishte mirë që edhe z. Isa Mustafa dhe z. Hashim Thaçi të dalin ndonjëherë dhe të ballafaqohen me opozitën”, ka thënë Ahmeti, në emisionin “Rubikon” të KTV-së

Situata në Prishtinë ka qenë në një kaos total urbanistik, ku kushdo ka ndërtuar ku ka dashur. Në shumë ndërmarrje publike ka pas familjarizëm.

Prishtina ka qenë në një vdekje klinike.

Kemi dërguar 70 dosje në prokurori me dyshime për keqpërdorim të rreth 28 milionë euro, për 49 ndërtesa.

Pa marrë parasysh se çka do të ndodh në zgjedhjet e ardhme, për një gjë jam i sigurt se asnjëherë më nuk do të kthehet situata që e kemi pasur situata që e kemi pasur para dy vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu