Ahmeti është refuzuar të marrë pjesë në varrimin e Arbën Xhaferit

0
853

Shkup, 17 gusht – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është refuzuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të intelektualit dhe politikanit, njëherësh kryetar nderi i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Burime të “Zhurnal”-it pranë partive politike, thonë se Ahmeti ka marrë përgjigje negative nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në kërkesën e tij për t’iu bashkëngjitur ceremonisë mortore me sqarimin e vetëm se “nuk është i mirëseardhur”.

“Është njoftuar PDSH-ja ditën kur ka ndërruar jetë z. Xhaferi, se z. Ahmeti shpreh dëshirë të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes në botën tjetër të të ndjerit, por përgjigjja ka qenë negative. Është thënë shkurt, pa sqarime të mëtejshme, se z. Ahmeti nuk është i mirëseardhur ndaj dhe nuk mund të marrë pjesë”, thotë burimi i “Zhurnal”-it.

Të vetmit zyrtarë të BDI-së të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë deputetët Hajrullah Misini dhe Behixhudin Shehapi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu