Ahmeti flet për lidhjen e Kosovës me SHBA-në, këshillon të merremi me votat në Drenas

0
769

shpend-ahmeti

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se populli i Kosovës më mirë është të merren me punët e veta, të bëjnë ndryshime në vendin e tyre, të forcojnë vendin, të punojnë për të shpresuar që munden të ndërtojnë marrëdhënie strategjike me partnerët, përfshi këtu edhe SHBA-në pa marr parasysh partinë në pushtet.

Sipas tij, shumë janë me rëndësi për Kosovën e për botën rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, tepër shumë, ama pretendimet se po dijmë me analizu se çka ka me ndodhë në Amerikë e cilat kanë me qenë politikat e SHBA-ve karshi Ballkanit, sipas tij, janë në rastin më të mirë naive.

“Gjatë demokratëve është përkrah intervenimi në vitin 1999 e gjatë republikanëve është përkrah pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Në Senat/Kongres kemi pas përkrahje nga dyja taboret. Por, e vërteta është se viteve të fundit Kosova as që është përmend në forumet kryesore amerikane, përveç për të keq. Kjo duhet të jetë brenga jonë kryesore. Ballkani është bërë arenë e betejave të fuqive të mëdha ku ne jemi “bira e fundit e kavallit”. Me paaftësinë tonë si Kosovë e kemi humb edhe atë minimum ndikimi që e kemi pas në këto beteja, e si pasojë kemi marrëveshje të Asociacionit, e Gjykata Speciale”, thotë Ahmeti, raporton periskopi

“Po dështojmë si shtet për çdo ditë e këndej analizojmë votën në Pensilvani e Miqigen. Për mos me me keqkuptu, kjo është edhe vetëkritikë, duke ja filluar personalisht nga vetja. Ma mirë me analizu votën e Prishtinës, Prizrenit, Malishevës, Drenasit, Mitrovices etj”, thotë ai./ Periskopi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu