Ahmeti: Kërshëndellat janë më 24 dhjetor, Viti i Ri më 31 dhjetor

0
732

Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke folur për mos zbukurimin e kryeqytetit ka thënë se ende ka kohë për një gjë të tillë.

“Ende nuk është koha e Kërshëndellave e as e Vitit të Ri. Kërshëndellat janë më 24 dhjetor ndërkaq Viti i Ri më 31 dhjetor. Do të ketë tunel të dritave që do ta bëjë njëra prej bankave, si dhe një pjesë tjetër PTK-ja. Megjithatë, synimi ka qenë që të festojmë me modesti”, ka thënë Ahmeti.

Ndonëse premton se edhe sivjet do të ketë festime shumë më të mira dhe me pak para, ai konsideron se paraja publike nuk duhet të shpenzohet me luks.

Sa i përket suficitit buxhetor të Komunës së Prishtinës, Ahmeti në emisionin “Jeta në Kosovë”, ka thënë se ato kanë tepruar sepse janë ndaluar shumë projekte të këqija.

“Një pjesë e projekte kanë pasur probleme ligjore dhe nuk kemi dashur t’i realizojmë në atë mënyrë”, ka thënë Shpend Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu