Ahmeti me Amerikën, Gruevski me Rusinë

0
787

Liderët e dy partive më të mëdha në pushtet Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski si dhe partitë që ata drejtojnë
BDI dhe VMRO -DPMNE kanë treguan hapur simpatinë pro amerikane dhe pro ruse. Ahmeti dhe ministrat e tij kanë pas takime me përfaqësues të SHBAve, ndërsa Gruevski dhe ministrat e tij kanë pas takime me përfaqësues të Rusisë. Për analistët është i njohur qëndrimi pro lindor i Gruevskit dhe largimi i tij nga politika euro-integruese. “Është vërejtur se politika e VMRO-së, respektivisht kryeministrit Gruevski kohëve të fundit
i largohet integrimeve Euroatlantike dhe gjen alternative të tjera, shkon drejt Rusisë dhe shteteve që janë larg Unionit Evropian. Nga ana tjetër kemi liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim që në një farë mënyre favorizon politikën pro evropiane dhe pro amerikane”, thotë për “Lajm”, analisti Ismet Ramadani. Sipas tij tashmë ka ardhur një moment i rëndësishme, pasi lidhja me euro-integrimet dhe me NATO-n do të bëhen nga ministra shqiptarë. “Takimet me kreun e BE-së dhe kreun e NATO-s, tani do t’i realizojnë ministrat shqiptarë, Teuta Arifi dhe Fatmir Besimi, të cilët do ta vinin në një pozicion të vështirë kryeministrin Nikolla Gruevski, të japë sqarime se cilin kurs do të ndjekë, atë pro evropian dhe pro NATO, apo ndonjë kurs tjetër”, thotë Ramadani, duke shtuar se nëse politika e Gruevskit do të vazhdojë me kursin e tanishëm, atëherë edhe
ai edhe partia e tij do të kenë probleme me politikën shqiptare. Ramadani mendon se BDI e ka në dorë që ta zhveshë politikën e Gruevskit dhe ta detyrojë atë që të tregojë qartë se nga do të shkojë. Kohëve të fundit, lideri i BDIsë, Ali Ameti, si dhe ministrat e BDI-së kanë pas takime të shpeshta me përfaqësues amerikanë, si me ish ambasadorin Filip Riker, me ushtruesin e detyrës ambassador,  Brajan Ageler, etj. Ndërkaq, lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski si dhe ministrat e VMRO-DPMNE-së kanë pas takime me rusët. Kështu para pak
ditëve Kryeministri Gruevski dhe Zëvendës kryeministri Zoran Stavrevski, morën pjesë në vendosjen e gurëthemelit të fabrikës për ilaçe, investim ky i prodhuesit rus “Protek Group”. Edhe  pse ky investim bëhet në zonën e lirë ekonomike Bunarxhik, Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini nuk ishte pranishëm. Ministria Gordana Jankullovska u takua me drejtorin e Shërbimit federal Rus, Viktor Ivanov, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu