Ahmeti: NATO dhe BE, ose Ukraina nuk është larg

0
846

Ali_Ahmeti_BDI1

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se integrimi i vendit në NATO dhe BE është i domosdoshëm.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbajti fjalimin vjetor me rastin e rekapitulimit të punës së partisë së tij si pjesë e qeverisë.

Ahmeti theksoi se sa i përket bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE kanë vështirësi.

“Ne nuk e caktojmë partnerin me kë do të punojmë, as pala e komunitetit tjetër  nuk mund ta zgjedh partnerin. Këtë partneritet e kushtëzon vullneti i lirë i shumicës  së qytetarëve, vota e qytetarëve.  Gjatë bashkëpunimit me këtë partneritet ka dallime  të shumta të qëndrimeve  dhe vështirësi të shumta “, deklaroi Ahmeti.

Ai u ndal edhe lidhur me zhvillimet politike në vend, duke dhënë një mesazh paralajmërues se integrimi i vendit në NATO dhe BE është i domosdoshëm, sepse sipas tij, nuk mund të përjashtohen skenarë të ndryshme të krizës, duke rikujtuar edhe krizën ukrainase.

“Anëtarësimi në NATO jo vetëm që prodhon marrëdhënie të mira ndëretnike, por edhe ndër-fqinjësore, dhe në tërë rajonin e Ballkanit perëndimor, sepse nuk është larg Ukraina, që në çdo kohë duhet ta kujtojmë se ç’ngjarje dhe ç’zhvillime ndodhin në Ukrainë. Të pakëndshme dhe të papëlqyeshme për askënd. Deri më tani rreth 5 mijë njerëz të vrarë”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se vullneti i padiskutueshëm i shqiptarëve është anëtarësimi në NATO dhe BE.

Ai sërish paralajmëroi vendime politike të paparashikuara që mund të dalin jashtë programit partiak, pasi që sipas tij, vendi është i përfshirë në probleme që kërkojnë zgjidhje dhe guxim, ndaj dhe paralajmëroi “përballje të reja”.

Lidhur me stemën e re kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se ende nuk është vendosur asgjë dhe se kjo do të jetë objekt diskutimi edhe nga faktorë të tjerë në të ardhmen.

“Ne mendojmë që komuniteti shqiptarë  jo vetëm që duhet të jetë i përfillshëm  por edhe i dakordueshëm sepse bëhet fjalë për simbol që na përfaqëson të gjithëve”, deklaroi kreu i integristëve.

Duke komentuar daljen në skenë të lëvizjeve të reja politike, Ahmeti theksoi se ato parcializojnë votën shqiptare.

Lidhur me stemën e re kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se ende nuk është vendosur asgjë dhe se kjo do të jetë objekt diskutimi edhe nga faktorë të tjerë në të ardhmen.

Ai komentoi edhe problemet dhe mosmarrëveshjet brenda BDI-së, duke nënvizuar se  bëhet fjalë për vlerë demokratike e cila duhet ruajtur me shumë kujdes  për të mos kaluar në anarki.

Në këtë fjalim të kreu të BDI-së kanë marrë pjesë të gjithë funksionarët e lartë partiak dhe shtetëror. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu