Ahmeti paralajmëron vendime të paparashikuara

0
819

Ali Ahmeti 1

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti paralajmëroi vendime politike të paparashikuara që mund të dalin jashtë programit partiak.

Ai këtë paralajmërim e bëri të ditur në kuvendin zgjedhor të degës më të madhe partiake të BDI-së në Tetovë.

“Unë nuk dua të flas tani se cilat do të jenë ato përballje, por mjafton që të gjithë ta dinë se vendi po përballet me një varg problemesh që kërkojnë zgjidhje dhe guxim. Zgjidhje që mund të jenë të paparashikuara dhe jashtë programit tonë”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke mos dhënë detaje se çfarë në të vërtetë janë vendimet e paralajmëruar nga partia e tij.

Ai shtoi se partia që drejton ai është përballur me procese të rrezikshme dhe i është dashur shumë mençuri.

Por jozyrtarisht mësohet se BDI deri në fund të vitit mund të braktisë koalicionin qeverisës dhe të shkaktojë krizë qeveritare, që do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare.

Partia e Ahmetit është në pritje të veprimeve të tjera të LSDM, e cila së fundi ka publikuar dhe pritet të publikojë afera dhe skandale të tjera që ndërlidhen me pushtetin e VMRO-DPMNE, ku bën pjesë e BDI. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu