Ahmeti: Prokurorët nuk kanë guxim të hetojnë Isa Mustafën (Video)

0
582

Ahmeti: Prokurorët nuk kanë guxim të hetojnë Isa Mustafën (Video)

Prokurorët e Kosovës nuk kanë guxim që të hetojnë rastin e dosjeve që janë dorëzuar në Prokurori për Isa Mustafën.

Për të hetuar Mustafën duhet të dal një prokuror i guximshëm, ngase “Isa është i fortë.”

Kështu është shprehur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në emisionin “Republika” me Dardan Gashin.

Ai duke folur për dosjet që janë dorëzuar në prokurori për Mustafën ka thënë se deri më tani ka një aktakuzë të ngritur ndaj 10 inspektorëve të komunës.

Rasti është në gjykim që dy vjet, por që nuk ka shënuar asnjë hap më lartë e që sipas tij tregon për sistemin gjyqësor të Kosovës të udhëhequr nga vet ata.

Madje Ahmeti ka thënë se më këtë sistem gjasat shumë më të mëdha janë që në burg të përfundoj vet Ahmeti se sa siq i ka quajtuar ai, kriminelët e vërtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu