Ahmeti sërish thirrje për unitet ndërshqiptarë

0
646

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sërish apeloi për shtrirjen e dorës së pajtimit midis partive shqiptare. Ai këtë mesazh e dha mbrëmë me bashkëatdhetarët në Dortmund të Gjermanisë.

Ahmeti në fokus ka pasur zgjedhjet e ardhshme lokale 2013 dhe unitetin e nevojshëm të shqiptarëve për të fituar komunat ku shqiptarët nuk janë shumicë dominuese. Ai sërish ka përsëritur apelin për unitetin midis partive shqiptare në Maqedoni dhe jo përçarjen.

“Qëndrimi im dhe i BDI-së është në drejtim të zgjatjes së dorës së përhershme me partitë e tjera shqiptare, sepse me hasmëri, urrejtje me vëlla nuk ecet përpara. Asnjëherë nuk kemi kërkuar armiqësinë ndërshqiptarre, sepse boll na kanë përçarë të huajt, të mos përçahemi vet, por të shtrëngojmë duart me njëri tjetrin, sepse vetëm kështu dorështrënguar ecet përpara”, ka theksuar Ahmeti, duke theksuar se komuna e Kërçovës kërkon një unitet përmes votës së lirë drejt një fitoreje. Kreu i BDI-së ftoi diasporën për t`iu përgjigjur apelit për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në kuadër të vizitës në Gjermani realizoi takim me Lazim Destani në qendrën e kompanisë “Ecolog” në Dusseldorf. Në këtë takim i cili kaloi në atmosfere vëllazërore dhe të ngrohtë, kryetari Ahmeti njoftoi Destanin me qëllimin e vizitës në shtetet evropiane dhe takimet me diasporën shqiptare si dhe për aktivitetet tjera që BDI I ndërmerr me qëllim të realizimit të programit të saj. Në veçanti e njoftojë për mundësitë e investimeve në Maqedoni.

“Ne jemi të vetëdijshëm që politikë të shëndoshë mund të ketë vetëm me ekonomi të qëndrueshme. Maqedonia ka nevojë për investime dhe krijim të vendeve të reja të punës. Jemi shumë të interesuar që të gjithë ata që kanë kapital dhe përvojë të vijnë të investojnë në vend. Ne u garantojmë sigurinë, kushtet dhe jemi në shërbim të investitorëve”, theksoi lideri Ahmeti.

Duke folur për çështjen shqiptare, Kryetari Ahmeti theksoi që ky vit është I rëndësishëm për shqiptarët, sepse këtë vit festojmë 100 vjetorin e ditës së Flamurit kombëtar dhe pavarësisë. Manifestimet fillojnë në Shkup, vazhdojnë në Prishtinë dhe përfundojnë në Vlorë e Tiranë. Në Shkup do jenë edhe Kryeministrat Berisha dhe Thaçi. Me këtë rast Kryetari Ahmeti e ftoi z. Destani që të merr pjesë në manifestimin qendror në Shkup dhe në hapjen e objekteve të reja të USHT-së në Tetovë, që sic theksoi Kryetari Ahmeti, të respektojmë të gjithë ata që dhanë kontribut për hapjen e UT-së, gjakun dhe djersen e shqiptarëve.

Lazim Destani falenderoi Ahmetin për vizitën dhe e vlerësoi si shumë pozitive takimet që realizohen me shqiptarët që jetojnë në vendet evropiane. Ai gjithashtu theksoi që nëse bëhen krahasime se ku kemi qenë dhe ku jemi lirisht mund të thuhet se në periudhën e fundit 10 vjeçare në Maqedoni vërehen ndryshime pozitive por ka ende shumë punë për tu bërë sidomos në më shumë plane, por në veçanti atë ekonomik. Ai kërkoi që me angazhim të përbashkët të politikës dhe afaristëve të krijohen mundësi për shfrytëzimin e fondeve të ndryshme dhe me bashkëveprim të ndikojmë në zhvillimin e vendit.

Destani me kënaqësi pranoi ftesat për të qenë pjesë e solemniteteve në Shkup dhe Tetovë për nderë të 100 vjetorit të ditës së Flamurit dhe pavarësisë, si dhe të hapjes së objekteve të reja të USHT-së. Ai me këtë rast vlerësoi lart investimet në arsim, në krijimin e kuadrove të reja dhe sic theksoi ai, rinisë sonë të shkëlqyer duhet t’u krijohen kushte për shkollim.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin që politika dhe ekonomia janë dy faktorë që ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm dhe në të gjitha proceset, prandaj kërkohet një koordinim më i mire në mes këtyre dy faktorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu