Ahmeti: S’jemi për krizë – takimin te Rama e prishi Thaçi!

0
911

ali-ahmeti

Shkup, 20 maj – Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se BDI ka bërë gjitha analizat, ndërsa është vendosur në rast të parë interes i shqiptarëve pasi më të dobishëm si që tha, “jemi të menaxhojmë në institucione”.

“Nuk bëj teatër, shqiptarët janë të rëndësishëm në këtë vend. Po braktisëm ne qeverinë instalohet krizë e thellë dhe nuk jemi për të shkaktuar krizë por për të zgjedhur dhe është interes i shqiptarëve”, ka thënë Ahmeti.

Zaev a është më proshqiptarë? E vërteta është kjo sipas Ahmetit.

“Nuk dallojnë sa i takon avancimit të çështjes shqiptare, as VMRO e LSDM dhe kjo vazhduar edhe me partinë e Nikolla Gruevskit. Është çështja e gjuhës shqipe dhe këtu dyja palët duhet të reflektojnë pasi edhe pas 2001-shit kemi një Maqedoni tjetër.

Ndërkohë, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar edhe takimin e thirrur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Pogradec.

“Më ftoi Rama, për një takim për zhvillimet në Kumanovë. Aty e kam parë edhe z.Thaçi, e kam përshëndetur. Dhe, tani kur kthehem dhe ulen tre kryetarët e partive më të vogla. Z.Thaçi u largua në shenjë proteste. Ideja e tyre ishte që për këtë situatë të komunikojmë bashkë. Unë thash se duhet të bisedoj edhe me partinë time…”, ka thënë Ahmeti, që për të ishte një takim i dështuar, pasi kjo po të ishte kërkesë e ndërkombëtarëve do ia thoni atë në Shkup.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu