Ahmeti: Të ju themi Sami Hamitëve se Prishtina është e qytetarëve

0
850

Ahmeti

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook, ka ngritur akuza të rënda ndaj pushtetit të shkuar në kryeqytet duke thënë se nga ai kanë trashëguar 7 ndërmarrje familjare komunale.

Ai ka kërkuar që këto ndërmarrje të shndërrohen në ndërmarrje publike duke theksuar se “të ju themi Sami Hamitëve se qyteti është i qytetarëve të Prishtinës e jo i klaneve për interesa të ngushta personale”.

Ahmeti lidhur me këto ka shkruar në Facebook:

“Në Prishtinë i kemi trashëguar 7 ndërmarrje publike komunale të cilat faktikisht kanë qenë ndërmarrje familjare komunale.
– Trafiku Urban me borxh mbi 1.5 milion euro, ku 22 muaj nuk u janë paguar pagat punëtorëve.
– Pastrimi me mbi 1.5 milion euro borxh dhe kompani joefikase në mbledhjen e mbeturinave
– Termokos me bilanc negativ dhe ankesa të shumta nga donatorët
– Sport Marketing me borxhe ndaj punëtorëve
– Ndërmarrja Publike Banesore që prej vitit në vit ka zvogëluar qarkullimin me shumë keqpërdorime
– Stacioni i Autobusave që realisht ka pas të hyra po ku pagat kanë qenë shumë shumë të larta.

Kur kemi filluar të marrim masa ti shkarkojmë bordet dhe menaxhmentet familjare, Sami Hamiti ka filluar të tentojë organizimin e një vote në kuvend për ti rrimarë komisionet e aksionarëve. Ka thirr mbëedhje të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe ditëve të fundit ka bërë presion të jashtëzakonshëm te anëtarët e Kuvendit Komunal me çdo mjet të mundshëm.

Kur u pa që nuk kishte as arsye të mbahej mbledhja e jashtëzakonshme, u tentua kontrabandimi i një vendimi i cili fare nuk u diskutua për pezullimin e vendimeve të aksionarëve deri në raportim. Kjo është joligjore, e pavlefshme dhe nuk do të bëhet.

Qytetarë të nderuar të Prishtinës, është koha që ndërmarrjet komunale familjare ti kthejmë në Ndërmarrje Publike Komunale në shërbim të qytetarëve. Kemi nevojë për përkrahje për ta kthyer qytetin tonë deri në fund. Të ju themi Sami Hamitëve se qyteti është i qytetarëve të Prishtinës e jo i klaneve për interesa të ngushta personale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu